Maqedoni, qytetarët me aftësi mediatike kanë fuqi të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet

Vetëm qytetarët me aftësi mediatike kanë fuqi të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet, kështu u përfundua në panelin e tretë të diskutimit në konferencën “e-Shoqëri.mk”, e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri dhe Informatikë “Metamorfozis”, transmeton Portalb.mk.

Sipas drejtorit programues të “Metamorfozis”, Filip Stojanovski aftësia mediatike te qytetarët do të sillte edhe në uljen e lajmeve të rreme në Maqedoni.

“Koncepti i aftësisë mediatike nuk mjafton që të zgjidhet probemi me aftësinë mediatike, na duhet qasje në shumë nivele, duke filluar nga raportimi gazetaresk objektiv dhe profesional. Me informim gazetaresk profesional dhe objektiv do të vijmë deri te ulja e lajmeve të rreme, të cilat janë të shumta në mediet e Maqedonisë”, tha Stojanovski.

Sipas pjesëtares së Institutit të Mediave të Maqedonisë, Vesna Nikodovska ngritja e aftësisë mediatike do të bënte që qytetarët të mendojnë me kokë të veten.

“Qëllimi i aftësisë mediatike është që t’i mësojë qytetarët se si të mendojnë me kokën e tyre, respketivisht t’i verifikojnë faktet të cilat i gjejnë onlajn”, tha Nikodinovska.

U përfundua gjithashtu që është e nevojshme që aftësia mediatike të jetë pjesë e procesit arsimor në Maqedoni.

LEXO: Maqedoni, 520 ankesa për kërkesat e informacioneve me karakter publik gjatë 2018-s
LEXO: Konferenca “e-Shoqëri”: Reformat në media janë duke u zhvilluar me ritëm të ngadaltë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button