Akuza e Policisë Financiare, Fazliu – Muaremit: Kërkoje krimin atje ku edhe të verbrit e shohin

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu ka reaguar në lidhje me akuzën e Policisë Financiare për pagesë joligjore të honorarëve në shumë prej 37 mijë eurove, njofton Portalb.mk.

“Akuza e bërë publike mbrëmë nga mediumet në emër të Policisë Financiare i takon kohës dhe mandatit që me këtë ministri ka udhëhequr dikush tjetër. Në kohën time, përpara një viti ky rast është mbyllur. Kam urdhëruar të punësuarit dhe të akuzuarit në fjalë që ti kthejnë mjetet, dhe mjetet janë kthyer”, deklaron Fazliu.

Sipas tij, bërja publike e këtij rasti, pikërisht në këto momente dhe, sipas tij, tendenca që me çdo kusht të njolloset emri dhe personaliteti i tij në emër të Policisë Financiare është adresa e gabuar.

“Apeloj deri tek të gjitha institucionet relevante në shtet edhe tek Policia Financiare që seriozisht të merren me hulumtimin, zbardhjen dhe dokumentimin e keqpërdorimeve, korrupsionit në të gjitha segmentet e shtetit pa kursyer asnjë individ apo grup te organizuar kriminel. Është koha e fundit që udhëheqësi i Drejtorisë së Policisë Financiare të merret seriozisht me keqpërdorimet reale të cilat kane zënë rrënjë gjatë këtyre 20-30 viteve në Maqedoni, dhe të mos lejojë që të bëhet pjesë e lojërave politike për të kërkuar krimin atje ku nuk e ka vendin dhe për të mbyllur sytë atje ku edhe të verbrit shohin kriminalitetin e vërtetë dhe krimin e organizuar”, shkruan Fazliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button