fbpx

Theresa May mbeti e bllokuar në veturën e saj, para takimit me Angela Merkel (Video)

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May është filmuar duke u përpjekur të dilte nga makina e saj e mbyllur ndërsa përpiqej të takohej me Angela Merkel.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ajo është në Berlin për bisedime të menjëhershme rreth Brexit-it, pas anulimit të një vote kyçe në Parlament sot, transmeton Telegrafi.

Pas një pritje stresuese me mediat botërore duke vëzhguar, znj. May arriti me sukses të dilte nga makina.

Bëhet fjalë për pamje në të cilat një nga ndihmësit e saj në mënyrë të përsëritur shihet duke tërhequr dorëzën e derës së pasme, me derën e mbetur plotësisht të mbërthyer.

“Dikush e la bllokuesin për fëmijë të aktivizuar?”, ka qenë një nga komentet e ardhura në video.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button