Maqedoni, 520 ankesa për kërkesat e informacioneve me karakter publik gjatë 2018-s (FOTO)

Gjatë vitit 2018, në Maqedoni kemi pasur 520 ankesa për përgjigje jo të plotë në kërkesat për qasje deri tek informacionet me karakter publik, kështu deklaroi sot kryeredaktori i agjencisë së lajmeve “Meta”, Zoran Andonovski në panelin e dytë të diskutimit në konferencën “e-Shoqëri.mk”, e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri dhe Informatikë “Metamorfozis”, transmeton Portalb.mk.

Kryeredaktori i agjencisë së lajmeve “Meta”, Zoran Andonovski / foto: Vanço Xhambaski

U përfundua se në Maqedoni nuk kemi medie të pavarura, dhe si rezultat numri i të punësuarve mediatik ka shënuar rënie për 270.

“Përfundimi është se diçka nisi, vazhdoi, por ndaloi. U bë përpjekje që të sillen ligje të reja, por ato janë bllokuar në Kuvend, dhe nga këtu është vlerësimi ynë që diçka ka nisur, por nuk ka përfunduar. Për reklamimin qeveritar Qeveria solli vendim që mos të reklamohet, megjithatë ndjejmë se te kjo pjesë ende nuk kemi transparencë të mjaftueshme. E vlerësojmë këtë shtyllë si pjesërisht të plotësuar. Kurse si element tjetër kemi se Komisioni për Informacione me Karakter Publik për Ankesë ka pasur 520 ankesa, për qasje jo të mjaftueshme ndaj informacioneve. Nga këtu e kemi vlerësuar se kjo pjesë është pjesërisht e plotësuar. Sa i takon ofendimeve dhe shpifjeve, gjykata ende nuk gjendet në këtë pjesë, nuk ka pasqyrë të qartë se çfarë është medie, ka aktgjykime habitëse”, tha Andonovski.

Pjesëtari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Dragan Sekullovski /foto: Vanço Xhambaski
Pjesëtari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Dragan Sekullovski /foto: Vanço Xhambaski

Pjesëtari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Dragan Sekullovski njoftoi se krahasuar me vitet paraprake, në Maqedoni kemi 270 punëtorë medietikë më pak.

“Për fat të keq, Maqedonia ende gjendet në vendin më të ulët për lirinë e medieve dhe lirisë së shprehjes dhe pavarësisë medietike. Krahasuar nga vitet paraprake, në Maqedoni kemi 270 punëtorë medietik më pak këtë vit”, tha Sekullovski.

Kurse Zoran Trajçevski nga Agjencia për Shërbime Mediele Audio dhe Audiovizuele, deklaroi se: “Gjendja për financimin e RTM-së bëhet gjithnjë dhe më e keqe, dhe ka të bëj me pyetjen e funksionimit të saj dhe rolin që e ka në shoqëri”.

Pjesëtarja e "Metamorfozis", Violeta Gligoroska /foto: Violeta Gligoroska
Pjesëtarja e “Metamorfozis”, Violeta Gligoroska /foto: Vanço Xhambaski

RTM-ja është televizioni i vetëm i cili nuk i ka shfrytëzuar dobitë nga digjitalizimi, edhe pse ka mundësi teknike për atë”, tha pjesëtarja e “Metamorfozis”, Violeta Gligoroska.

LEXO: Konferenca “e-Shoqëri”: Reformat në medie janë duke u zhvilluar me ritëm të ngadaltë (FOTO)
LEXO: Vijon konferenca e 14-të “e-Shoqëri.mk”: Maqedonia më e keqja në rajon (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button