Ish-shefi i DSK-së, Mijallkov në seancë e pa një lajm për kushtet e këqija në burgje

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, sot nga burgu i Shutkës është dërguar në Gjykatën Penale për gjykim në rastin “Tortura” të Prokurorisë Speciale Publike që ka të bëjë me arrestimin e Lube Boshkovskit në vitin 2011, transmeton Portalb.mk.

Në seancë janë parë video nga disa lajme televizive, që kanë raportuar për arrestimin e Lube Boshkovskit, ndërsa në kërkesën e avokatëve të Mijallkov, lajmet nuk janë parë vetëm për rastin e Lube Boshkovskit, por janë parë të plota.

Dhe kështu, Mijallkov, përveç se rikujtoi  se si ka rrjedhë aksioni për arrestimin e liderit të atëhershëm  të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”, ai pa edhe një lajm në lidhje me kushtet e këqija të burgjeve, por edhe paralajmërimet për rinovim në “Idrizovë” dhe “Shutkë” ku tashmë 20 ditë qëndron Mijallkov.

Në disa raste është parë edhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski, i cili tashmë ndodhe në arrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button