Konferenca “e-Shoqëri”: Reformat në media janë duke u zhvilluar me ritëm të ngadaltë (FOTO)

Reformat në media janë duke ndodhur, por ato janë me ritëm të ngadaltë, prandaj qytetarët vazhdojnë të jenë të prekur nga lajmet e rreme, si rezultat kemi ende institucione që nuk janë transparente dhe llogaridhënëse. Maqedonia gjendet në vendin e fundit në raport me shtetet tjera të Ballkanit sa i takon llogaridhënies, për të ndryshuar këtë duhet të ngritet aftësia mediatike e qytetarëve dhe funksionarëve shtetërorë, u përfundua sot në panelin e parë të konferencës së 14-të “e-Shoqëri.mk”, e realizuar nga Fondacioni për Shoqëri dhe Internet “Metamorfozis”, transmeton Portalb.mk.

Drejtrori i “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari /foto: Vanço Xhambaski

“Konferenca lidhet edhe me 70 vjetorin e deklaratës së të drejtës së njeriut. Edhe në këtë konferencë ne do të përpiqemi që të fokusohemi në ndikimin e teknologjive të reja në punën e institucioneve. Nëpërmjet sesioneve të sotme do të mundoheni që të gjejmë zgjidhje për sfidat dhe problemet me të cilat përballen institucionet dhe qytetarët. Vetëm digjitalizimi nuk është zgjidhje e problemit, por duhet që të nxitet një kulturë që të jemi një shoqëri e hapur demokratike”, tha drejtori i “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari.

Drejtoresha e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Fani Karanfillova tha se Qeveria dhe institucionet tjera kanë shumë punë të bëjnë, pasi që edhe pse po realizohen reforma, ato janë me ritëm të ngadaltë.

Drejtoresha e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Fani Karanfillova Panovska /foto: Vanço Xhambaski

“Në punim është një strategji për Shërbimet Audio dhe Adiovizuele në Maqedoni, që edhe pse duhej të miratohej deri tash, ajo ende nuk ka ndodhur.  Nëse bazohemi në raporte, reformat në media janë duke ndodhur, por janë me ritëm të ngadaltë. Janë realizuar analiza, ku nga 5-6 shtete të Ballkanit, Maqedonia është e 35-ta, e fundit, kjo është një gjë e keqe. Kjo tregon se Maqedonia është me poshtë edhe shtetet fqinje. Kjo tregon se kemi një punë serioze në arsim, në media, në pjesën që Qeveria i promovon dhe realizon kontestet të cilat duhet t’i zgjidhim”, tha Karanfillova – Panovska.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski /foto: Vanço Xhambaski

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski njoftoi se e –portali që duhet të hyjë në funksion në fund të muajit dhjetor, sot do të jetë në seancë qeveritare. Si sfidë më e madhe, sipas tij është digjitalizimi i institucioneve, e veçanërisht në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e saj në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

“Digjitalizimi do të mundësojë që shërbimet t’i sjellim deri te qytetarët, e jo qytetarët te shërbimet. Me vënien në funksion të “E –portalit”, ne do të krijojmë mundësinë që qytetarët vetë të regjistrohen në internet, do të jenë një kaluar për qytetarët pritjet e gjata në institucione. Nuk do të jenë të gjitha shërbimet e digjitalizuara. Për një muaj edhe “E-portali” do të lëshohet në përdorim, kurse sot do të jetë në seancë qeveritare, por jo të gjitha institucionet janë duke e kuptuar rëndësinë e saj, prandaj ne jemi duke punuar në këtë drejtim, prandaj ne jemi duke bashkëpunuar me sektorin civil, dhe të pranojmë kritika, e kritika nuk është e keqe, sepse ajo ka për qëllim të përmirësojë jetën e qytetit”, tha Mançevski.

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar /foto: Vanço Xhambaski

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar deklaroi se ata përkrahin këto projekte me qëllim që të ngritet aftësia dhe shkathtësia e qytetarëve dhe institucioneve në luftën kundër lajmeve të rreme, të cilat kanë ardhur si rezultat se informacionet plasohen ngado.

“Aftësia mediatike është një bazë për shoqëri demokratike, prqandaj edhe BE e përkrah këto projekte, sepse kjo duhet ta përmirësojë punën e institucioneve, sepse qytetarët duhet të ngriten në këtë aspekt, që të flasin me të gjitha palët, e jo vetëm me një indivi i cili i plason ato informacionet. Kjo mundëson që të shfrytëzohen mjetet për llogaridhënie nga institucionet dhe kështu do të mund të ketë kontroll ndaj shfrytëzimit të mjeteve shtetërore nga ata”, tha Zhbogar.

I pranishëm në panelin e parë ishte edhe ministri për Transparencë, Robert Popovski i cili premtoi se Qeveria e Maqedonisë, krahas në transparencë dhe llogaridhënie do të fokusohet edhe në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ngritjes së aftësisë mediatike të qytetarëve dhe të vetë funksionarëve shtetëror.

Konferenca “e-Shoqëri.mk”, paneli i parë/ foto: Vanço Xhambaski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button