fbpx

Eurodeputeti bullgar: Kuptoj, vështirë është të tejkalohen dekada të historisë së falsifikuar (Dokument)

E kam ftuar eurokomisarin Johanes Han në mëngjes pune në Strazburg. Dua të diskutoj me të për situatën e Ballkanit Perëndimor dhe ta informoj për marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes, kështu ka shkruar eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, i cili së bashku me ministrin bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, ditët e fundit kanë hyrë në diskutim duke dëshmuar se Grigor Prliçev është bullgar dhe se mbreti Samuil është bullgar, transmeton Portalb.mk

Kovaçev vazhdon me diskutimin duke i postuar qëndrimet e tija në Facebook.

“Maqedonia duhet të hijë në NATO sa më shpejt që është e mundur! Negociata për anëtarësim në NATO patjetër duhet të ketë! Por, nuk konfirmoj unë se mbreti Samuil ka qenë bullgar, por artefaktet autentike nga ajo epokë, siç është mbishkrimi i Manastirit, e dëshmojnë këtë. Nuk konfirmoj unë se Grigor Prliçev është bullgar, por vetë ai kur ka qenë gjallë ka lënë dokumente me shkrim dhe ja një prej tyre: Në përgjigjen e tij, të publikuar në gazetat greke në maj- qershor të vitit 1860, Prliçev i hedh ofendimet e Orfanides, se është organ i propagandës ruse dhe shkruan: “Po, unë jam bullgar. Vetëm e vërteta do t’i ndihmojë Maqedonisë dhe Bullgarisë. Kuptoj se sa është e vështirë të tejkalohen dekadat e historisë së falsifikuar. Nëse frika është aq e madhe, ne nuk duam nga ju vetëm të pranoni diçka me fjalë, por thjesht pajtohuni se këta burime historike ekzistojnë”, shkroi Kovaçev në profilin e tij të Facebook-ut.

Ai ka postuar edhe një dokument në gjuhën bullgare prej vitit 1863, mbishkrim për artefakt historik në Manastir.

LEXO: Karakaçanov nuk lexon histori, por as marrëveshjet të cilat i ka nënshkruar qeveria pjesë e së cilës është vet

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close