Arta Marku, mesazh prokurorëve para Asamblesë së Përgjithshme

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka dhënë një mesazh para Asamblesë së Përgjithshme të prokurorëve, që do të mbahet të martën në orën 9, prej nga ku do të votohen 6 anëtarë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga 10 kandidatë në garë.

Në mesazhin e saj, ajo thekson se dita e nesërme është shumë e rëndësishme, pasi do t’i hapet rruga SPAK-ut dhe Prokurorit të Përgjithshëm me mandat, transmeton Top Channel.

Ndonëse ligji e parashikon qartë se mbledhja e përgjithshme është e detyrueshme, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka shpërndarë përmes zyrës së shtypit mesazhin e fundit për të martën. Ajo u ka bërë apel prokurorëve të jenë të pranishëm, jo vetëm për shkak të detyrimeve të ligjit, por si shenjë të përgjegjësisë së lartë.

Në këtë kuptim, Arta Marku ka përmendur edhe SPAK-un dhe garën për Prokurorinë e Përgjitshme.

Më 19 dhjetor, Arta Marku mbush një vit që është në postin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Ka zëra të brendshme, nga pranë kabinetit të saj, se menjëherë pas ngritjes së KLP-së, ajo do të publikojë kandidaturën për Prokurore të Përgjithshme me mandat.

Nëse kjo do të vërtetohet pas pak ditëve, atëherë shikohet i pavend edhe mesazhi i saj pak para mbledhjes për në KLP, sepse do të jenë pikërisht anëtarët e KLP-së që do të vendosin për Prokurorin e Përgjithshëm me mandat, e nuk është çudi që disa prej kandidatëve, Arta Marku i mbështet duke pritur si shpërblim më vonë votën e tyre.

Mesazhi i Arta Markut

Te nderuar kolege!

Neser eshte nje dite e rendesishme, eshte dita kur ne, me pjesemarrjen tone, me voten tone, do zgjedhim anetaret prokurore te Keshillit te Larte te Prokurorise . Eshte dita ku ne do ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial si ingranazh i rendesishem i makinerise se madhe te reformes ne drejtesi dhe qe me krijimin e KLP hyn ne fazen e zbatimit te plote te saj. Ne sot kemi fatin qe me pjesmarrjen dhe voten tone te hedhim te paret themelet i institucionit te pare te ri drejtesise ndaj mos e humbni kete shans per asnje arsye.

Do i hapim rruge krijimit te SPAK-ut, zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem me mandat.

Le t’u tregojme te gjitheve, popullit qe pret drejtesi, partnereve tane qe na kane ndihmuar dhe po na ndihmojne ne kete rrugetim te gjate drejt ngritjes dhe konsolidimit te nje drejtesie te re, se ne jemi te pergjegjshem, se ne duam t’i ngreme institucionet, i duam funksionale ato, e duam vendin tone dhe integrimin e tij.

Prandaj, ju ftoj te gjitheve, te merrni pjese ne mbledhje, jo vetem si nje detyrim ligjor, por si shenje e pergjegjesise se larte. Prandaj ju ftoj te gjitheve te merrni pjese dhe te votojme nen mbikeqyrjen e partnereve te huaj dhe mediave, me transparence maksimale, per t’u treguar te gjitheve se ne duam dhe ne mundemi.

Kam besim tek ju!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button