Mungesa e votave, kryeministrja britanike tërhiqet nga plani i saj për Brexit

Marrëveshja e rënë dakord me Londrës dhe Brukselit për “Brexit”-in, ishte lënë të votohej të martën në Parlamentin britanik, por duket se numrat e kartonëve kundër këtij plani, ku deputetë të partisë së kryeministres dhe të opozitës kishin deklaruar se do të votonin kundër, kanë qenë pikërisht arsyeja që kryemeinistrja Theresa May vendosi të anulojë votimin dhe refuzimin e planit, bashkë me poshtërimin publik të një marrëveshjeje ku ajo ka investuar jashtë mase politikisht, transmeton Top Channel.

May paraqiti si argument çështjen e kufirit mes Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë, me Republikën e Irlandës, shtet i BE-së, të parashikuar në këtë marrëveshje. Pas këtij zhvillimi, kryeministrja britanike do të ndërmarrë udhëtime nëpër kryeqytete europiane, përpara se të marrë pjesë në Samitin e BE-së, të enjten dhe të premten, me qëllim përmirësimin e marrëveshjes aktuale me Bashkimin Europian, gjë të cilën momentalisht Brukseli e ka hedhur poshtë me vendosmëri, duke thënë se nuk do të ketë më negociata për paketën e divorcit të rënë dakord.

Ndërkohë që kryeministrja deklaroi në Parlamentin britanik se, nga bisedimet e deritanishme me ta, udhëheqësit europianë janë të hapur për të akomoduar shqetësimet e deputetëve britanikë.

Pas këtij zhvillimi, “Brexit” shndërrohet në një ekuacion me më shumë të panjohura, ku si Brukseli, ashtu dhe Londra nuk duan daljen e Britanisë pa pasur marrëveshje mes tyre.

Thënë kjo, alternativa të tjera mbeten rinegociimi i marrëveshjes aktuale për të shmangur daljen nga BE-ja pa marrëveshje, apo mbajtjen e një referendumi të dytë për “Brexit”-in. Anulimi i votimit në Parlament bën që monedha britanike “stërlina” të bjerë në nivelin më të ulët të shkëmbimit gjatë 18 muajve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button