Armadilo + armada = armadila, e ka shpikur Mickovski i përpiktë

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, më 05.12.2018 në protestën para Qeverisë, duke drejtuar kritika drejt qeverisë tha me sa vijon:

Do të takoni armadilë të zëdhënësve të cilët janë të paguar shtrenjtë me para të popullit. Të cilët do t’ju bindin se e zeza nuk qenka e zezë, por qenka e bardhë…

„Vërtetëmatësi“ shkruan se kjo fajlë, që Mickovski e përdor shumë shpesh në paraqitjet e tij nuk ka asnjë domethënie.

Të gjithë e mbajmë mand se si Zaev dhe ajo armadilë e të paaftëve rreth tij aq fortë i sulmon investimet e huaja.  (08.06.2018)

Me mjete modeste po lufton kundër një armadile të tërë në pushtet, e cila e kërkon çdo mundësi për të penguar. (15.07.2018)

Në duel nuk do të mund të vijë armadila mediatike nën kontroll të pushtetit, (12.09.2018)

Nuk ka kohë për të pritur, kësaj radhe paaftësia e Zaevit, Shilegovit dhë armadila politikanët tjerë, do t’u kushtojnë qytetarëve me jetë. (05.11.2018)

Përndryshe, armadilo është kafshë, gjitar i blinduar, që jeton kryesisht në rajonet tropikale dhe sub-tropikale të Amerikës Qendrore dhe Jugore (Enciklopedia Britanika, Vikipedia).

Mickovski, termin e cekur e përdor gjithmonë në kontekst negativ (për shembull thotë: armadilë e të paaftëve, armadila mediatike…), e ndoshta mendon në “armada”, por kjo është diçka krejtësisht tjetër.

Termi “armada” në fjalor është përshkruar si emër i gjinisë femërore, që shënon Flotë të madhe ushtarake ajrore ose detare (Fjalori digjital i gjuhës maqedonase)

Prandaj, kjo fjalë të cilën Mickovski  e përdor shpesh “armadika” s’ka kurrfarë kuprimi, ndërsa duke e marrë parasysh ngjashmërinë e saj me fjalë që kanë kuptim në maqedonisht, tingëllon disi qesharak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button