Pompeo: SHBA-ja dhe Britania mbesin aleat pavarësisht Brexitit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, premtoi raporte të ngushta me Britaninë, nëse vendos për dalje të plotë nga Bashkimi Evropian, transmeton REL.

Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania punojnë “tepër ngushtë së bashku në të gjitha frontet e marrëdhënieve tona”, përfshirë tregtinë.

“Nëse ka një Brexit të vështirë, mbetem shumë i bindur se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të veçantë,” tha Pompeo në një intervistë radiofonike për Hugh Heëitt.

Komentet bëhen në kohën kur kryeministrja britanike, Theresa May, e ka të vështirë kalimin në parlament të marrëveshjes për Brexit, pasi atë nuk po e mbështesin shumica e deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button