May e ka shtyer votimin për Brexit në parlamentin britanik

Kryeministrja bitanike, Theresa May, vendosi papritmas të shtyjë votimin për Brex-it, marrëveshje kjo e arritur me Brukselin gjatë muajit nëntor. May iu tha ministrave se po kthehet në Bruksel, për të marrë garanci ligjërisht detyruese, se Britania nuk do të jetë e bllokuar në masa mbrojtëse në kufirin e Irlandës së veriut, për një kohë të pacaktuar. Kufiri irlandez ishte çështja me e diskutuar gjatë debatit parlamentar, transmeton REL.

Kreu i opozitës, Jeremy Corbin, tha se Britania nuk ka më një “qeveri funksionale”.

Kryeministrja do t’i drejtohet parlamentit të hënën pasdite.

Parlamenti pritet të votojë të martën, nëse e pranon marrëveshjen që May e ka arritur me Bashkimin Evropian, për daljen e Britanisë nga blloku, por supozohet se nuk i ka votat e mjaftueshme për të kaluar, pas kundërshtimeve të partisë së saj Konzervative, deputetëve laburistë si dhe partive tjera opozitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button