Ronaldo sfidoi Messin: Eja në Itali

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është shprehur se rivali i tij i madh i cili luan me Barcelonën, Lionel Messi, do të duhet t’i bashkohet në Itali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, ylli portugez u shpreh se në Juventus ka parë një shpirt më të madh ekipor se sa te Reali i Madridit.

Në intervistën në fjalë, ku ka folur për shumë çështje, siç është gjasat për të fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin, Ronaldo u pyet nëse i mungon Messi.

“Ndoshta më mungon pak. Megjithatë unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, me ekipin kombëtar, ndërkohë që ai ka qëndruar vetëm në Spanjë, ndoshta ai ka më shumë nevojë për mua”, ka thënë Ronaldo.

Ai është shprehur se jeta është një sfidë për të, dhe se dëshiron të jetë i lumtur.

”Do të doja që ai të vijë në Itali, të bëjë atë çfarë bëra unë, të pranojë sfidën. Sidoqoftë, nëse është i lumtur atje, e respektoj”, tha Ronaldo, i cili ka folur në superlativa për Messin duke thënë se është një djalë i shkëlqyer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button