Debati në Shtip, ndryshimet kushtetuese në Maqedoni të arsyeshme

Kryeministri, Zoran Zaev tha se me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës vendi do ta ndryshojë emrin, por do ta ketë të garantuar identitetin dhe gjuhën maqedonase. Në debatin për ndryshimet kushtetuese në Shtip, Zaev theksoi se askush më nuk do t’ua kontestojë maqedonasve të drejtën për vetë-përcaktim, njofton Alsat M.

Për eksperten e drejtësisë, Margarita Caca Nikollovska dhe ish ambasadorin, Gjorgji Spasov marrëveshja është e dobishme për të dy vendet dhe rrjedhimisht edhe ndryshimet kushtetuese janë të arsyeshme.

Debat për draft-amendamentet kushtetuese është zhvilluar edhe në Tetovë.

LEXO: Kërkesa që të largohet 20 përqindëshi, Osmani: E dëmshme për momentin (VIDEO)
LEXO: Ndryshimet kushtetuese, nga Qeveria shqyrtohet mundësia e ndryshimit të Nenit 49 (VIDEO)

Ndryshe, sot është dita e pestë dhe e fundit për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese.

Amendamentet që ianë miratuar në Kuvendin e Maqedonisë janë:

Amendamentin XXXII – parasheh që: Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, kurse fjala “Maqedonia” të zëvendësohet me fjalën “Maqedonia Veriore”, përveç në Nenin 36.

Amendamentin XXXIV – parasheh që: Në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “Vendimet e ASNOM-it” të zëvendësohen me fjalët “Shpallja e seancës së parë të ASNOM deri te populli Maqedonas për mbajtjen e seancës së parë të ASNOM”, pas fjalës “viti” shtohen edhe fjalët “dhe Marrëveshja e Kornizë e Ohrit”, kurse fshihen fjalët “vendosën të”.

Amendamentin XXXV – parasheh që: 1. Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politika të shteteve fqinje, dhe 2. Me pikën 1 të këtij amendamenti plotësohet Neni 3.

Amendamentin XXXVI – parasheh që: 1. Republika e mbron, garanton dhe kujdeset për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.
2. Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgim dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.
3. Republika kujdeset për pjesëtarët e kombit maqedonas të cilët jetojnë në mërgatë.
4. Republika gjatë kësaj nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e brendshme të tyre.
5. Me këtë amendament zëvendësohet Neni 49 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

LEXO: Janë miratuar të gjitha draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës, pason debati publik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button