Automjetet e vjetra ndotin “me shpejtësinë e pestë”, qeveria duhet urgjentisht të ngrejë frenin e dorës (VIDEO)

Automjete të përdorura që janë sjellë nga jashtë që nga liberalizimi i importi të tyre në mars të vitit 2010 e kanë vërshuar Maqedoninë, dhe e rritën në mënyrë drastike numrin e përgjithshëm të automjeteve, ndërsa duke qenë se kryesisht janë importuar makina dizel dhe nga situata e mëparshme prej pesë kundrejt një makinave, në favor të motorëve me benzinë, tani situata te makinat është sjellë në proporcion një në një. Kjo sjell shumë rreziqe për gjendjen me ajrin e ambientit, sepse dizelët janë ndotësit kryesorë me grimcat e ngurta (PM), ndërsa mbi të gjitha shtrohet pyetjes e cilësisë dhe nëse makinat servisohen e mirëmbahen fare,  thonë ekspertët dhe ekologët. Ata tërheqin vëmendjen se është një problem që Maqedonia nuk e mban hapin, jo vetëm me vendet evropiane, por edhe me fqinjët e saj Bullgarinë dhe Shqipërinë, të cilat kanë fiulluar të instalojnë masa më të rrepta për importin e automjeteve të përdorura, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

plac stari avtomobili
Vetura të vjetra

Masa e re e Qeverisë, që përmes ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për automjetet për të instaluar kategorizimin ekologjik dhe etiketa adekuate në makina, është kritikuar nga ekologët si masë jo menduar mjaftueshëm, gjegjësisht joefektiv në praktikë. Ata rekomandojnë se është mirë të mendohet për kategorizimin si një nga masat për zvogëlimin e ndotjes, por është krejtësisht e parregullt që kategorizimi duhet të bëhet vetëm në bazë të dokumenteve, përkatësisht parametrave nga koha kur makina ka qenë re, e jo në bazë të asaj se sa automjeti vërtetë ndot.

Teprica evropiane te ne po krijon teprice të ndotjes

Sipas statistikave që i paraqet Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë, në periudhën prej vitit 2010, kur më 13 mars u liberalizua importi i automjeteve të përdorura, deri në fund të shtatorit të këtij viti janë importuar 334,084 automjete, nga të cilat më shumë se 82% janë të përdorura.

Shumë nga automjetet e importuara të përdorura naftë janë dizel dhe tashmë të papërdorshme në vendet e BE-së nga ku ato janë sjellë, sepse lëvizja e tyre kufizohet rreptësisht atje, ndërsa diku edhe janë ndaluat krejtësisht

Dame Dimitrovski Mashinski fakultet 30okt18 - Meta
.

Në anën tjetër, me liberalizimin e automjeteve të përdorua, përnjëherë kërceu numri i makinave me dizel, thotë d-r Dame Dimitrovski, profesor inordinar në Fakultetin e makinerisë në Shkup dhe udhëheqës i Laboratorit të fakultetit për motorë me djegie të brendshme.

“Në Maqedoni u shfaq një situatë ku flota e automjeteve të lehta prej dominimit të motorëve me benzinë, kaloi në situatë 50 përqind automjete me benzinë dhe 50 përqind dizel dhe i ashtuquajturi dizelim i flotës së automjeteve të lehta. Dhe kjo jo për faktin se automjetet ma benzinë u ulën tepër shumë, por për faktin se po rritet numri i përgjithshëm i automjeteve”,  thotë ai.

Të dhënat  e Entit statistikor flasin se gjysma e automjeteve të cilat marrin pjesë në trafik janë me dizel. Dizel përdorin mbi 90 përqind e autobusëve, 80 përqind  e kamionëve për transport të mallrave dhe 48 përqind e makinave të regjistruara në Maqedoni.

Dizelët më së shumti e ngritin nivelin e ndotjes me grimca dhe substanca

Ndonëse nëse merret në përgjithësi transporti nuk është ndotësi mbizotërues me grimca të ngurta; kur bëhet fjalë për grimcat e ngurta – PM10 dhe PM2,5 të lëshuara nga tubat e shkarkimit, ndotësit kryesorë janë automjetet e vjetra dizel, sqaron Dimitrovski.

dizel zagaduvanje avtomobili vozduh Skopje screenshot noe18 - Meta
.

“Nëse  flasim për grimcat e ngurta nga transporti, ndotësit janë automjetet e vjetra me dizel. Teoria tregon që nëse duam të vlerësojmë nëse ndonjë ndotje është e lidhur me trafikun, atëherë duhet të analizojmë oksidet e azotit. Stacionet e matjes në vendin tonë matin okside të azotit dhe nëse trafiku do të ishte ndotësi mbizotërues, atëherë do të kishim okside të larta të azotit, e madje edhe grimca të ngurta që i përcjellin ato. Duke e marrë parasysh, apo jo, se numri i përgjithshëm i motorëve me dizel ka pjesëmarrje të madhe, sepse jo vetëm makinat, por të gjithë autobusët dhe të gjithë kamionët në vend janë me dizel. Karburantët e lehtë dhe karburantët e gazit pothuajse nuk lëshojnë grimca të ngurta gjatë shkarkimit. Motorët e benzinës shumë pak, motorët që përdorin propan-butan ose që e përdorin metanin pothuajse kanë një emision zero të grimcave të ngurta”,  shpjegon ai.

DPF - Wikipedia
.

Problemi me dizel automjetet është edhe më i madh për shkak të intervenimeve për të shmangur instalimin e një pjese shumë të shtrenjtë. Sipas asaj që mund të lexohet në rrjetet sociale dhe në disa forume, numër jashtëzakonisht i madh i DP  filtrave (DPF) janë kryesisht nga dizel automjetet e vjetra, por edhe nga disa të reja, kur të humbin funksionalitetin nxirren sepse e pengojnë punën e motorit, e pastaj problemi me softuerin e fabrikës në makinë zgjidhet me pak para. Instalimi i DPF-it të ri te disa makina mund të kushtojë edhe deri 5.000 euro. Prandaj maqedonasit vendosin për variant shumë më të lirë – e nxjerrin filtrin e pastaj e rregullojnë softuerin e automjetit “për të mos bërë problem”. Por këto makina ndotin shumë – një makinë pa DPF, ndonëse ka standard të fabrikës Euro 4, për shembull, ndot sa një automjet me standard Euro 1 ose si automjet që s’ka fare “Euro” klasë, thonë njohësit e çështjes.

Por nuk janë vetëm këta filtra problem – shpesh e njëjta ndodh edhe me katalizatorët, të cilët janë gjithashtu të shtrenjtë dhe duhet të ndërrohen pasi të kalohen numër i caktuar i kilometrave.

“Nuk jam i sigurt se shumë nga automjetet në 100,000 kilometrat të kaluara e ndërrojnë katalizatorin, ashtu siç duhet të jetë.  Në Maqedoni nuk janë shitur aq katalizatorë. Ashtu që, kur shkoni në servis u thonë, për shembull,  500 euro do të kushtojë të zëvendësojmë katalizatorin – ose 4-5.000 denarë për ta nxjerrë atë”  dihet se çfarë vendimi merret më së shpeshti.

ASHAM rekomandon masa radikale për përmirësim radikal

Tetovo2 ulici soobrakjaj metezh avtomobili 3okt18 - Meta
.

Se dizelët janë problemi më i madh, thekson edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në dy studimet e saj, të përgatitura vitin e kaluar dhe këtë vit. Në studimin “Transporti në Shkup realiteti dhe sfidat – rruga drejt transportit të gjelbër“, i cili u prezantua në konferencën “Ndotja e qyteteve në Republikën e Maqedonisë: cilat janë zgjidhjet?”, e cila u mbajt në ASHAM në fillim të nëntorit, vëmendje e veçantë iu kushtohet motorëve dizel.

“Të ndalohet importi i automjeteve më të vjetra se tetë vjet në vend dhe ky kufi i vjetërsisë të respektohet vazhdimisht, të realizohen kontrolle të vazhdueshme të shkarkimit të gazrave nga automjetet dhe të ndëshkohen ata të cilët i kanë hequr katalizatorë  nga automjetet. Vazhdimisht të rritet edhe akciza e dizelit që çmimi i tij të barazohet me çmimin e akcizës në dizelit “janë pjesë të rekomandimeve për reduktimin e ndotjes së ajrit që janë paraqitur në studimin e lartpërmendur, të përgatitur nga Qendra e kërkimit për energjetikë dhe zhvillim të qëndrueshëm (QKEZHQ) në ASHAM.

Prej atje i rekomandojnë qeverisë qendrore që qeveria qendrore të stimulojë blerjen e automjeteve të reja përmes metodologjive të reja për përllogaritje të taksave ekologjike si gjatë importit ashtu edhe gjatë regjistrimit, si edhe rritjen e taksës ekologjike. Rekomandohet gjithashtu të rritet depërtimi i automjeteve elektrike, të cilat nuk ndotin aspak, por edhe për automjetet hibride.

Qeveria me hapa të vegjël në një kohë kur duhet vrapuar

Por nga “Plani për ajër të pastër” i Qeverisë, i cili ka filluar të zbatohet nga 14 nëntor, e në vete përfshin masa për automjetet, nga rekomandimet e shkencëtarëve është zbatuar shumë pak.

 

Kështu, Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për automjetet që tashmë është në procedurë parlamentare, parasheh subvencione prej 5000 euro për çdo automjet elektrik të blerë, si dhe 3.000 euro për blerjen e një automjeti hibrid. Gjithashtu do të subvencionohet instalimi i pajisjeve për gaz të lëngshëm të naftës ose të gazit natyror ngjeshur, ose metan, edhe atë më së shumti deri në 50 për qind të kostos për blerje dhe instalim të pajisjes, por më shumti deri në 300 euro për automjet.  Vitin e parë parashihen 1.2oo subvencione të tilla.

elektrichni avtomobili Tesla gradski prevoz Skopje zagaduvanje vozduh Elektromobilnost20sep18 - Meta
.

Dhe çdo gjë deri këtu është mirë, por problemi është se rekomandimet tjera të ASHAM nuk janë marrë parasysh. Ndryshe nga rekomandimi i shkencëtarëve nga ASHAM për të kryer kontrolle të vazhdueshme mbi gazrat e shkarkimeve të automjeteve dhe për të paraparë dënime për ata që kanë hequr katalizatorët nga automjetet (duke përfshirë filtrat DP), qeveria, me ndryshimet në ligjin për automjetet, parashikon më pak “prerje kirurgjikale” Gjegjësisht, në vend të matjes së vazhdueshme dhe taksimit adekuat të automjeteve me ndotje të lartë, Qeveria parasheh kategorizimin e automjeteve me etiketa që pastaj të ndalojë lëvizjen e tyre, në mënyrë adekuate, në ditët kur ka ndotje jashtëzakonisht të madhe të ajrit.

Sipas ekologëve, ky kategorizim është i papërshtatshëm, pasi së pari nuk do të kryhen matje, por automjetet do të marrin etiketa në bazë të dokumenteve dhe vitit të prodhimit, ndërsa etiketa e gjelbër, e verdhë dhe e kuqe do të vlejë deri në instalimin e pajisjes për gaz ose metan ose deri në ndryshimin e ligjit. Ministria e Ekonomisë shpjegon se si do të bëhet kategorizimi kur të hyjë në fuqi ligji i ri.

“Procedura për kategorizimin ekologjik të mjeteve motorike, fillon me dorëzim të aplikacionit me dokumentacionin e automjetit (leja e qarkullimit, fotokopje e certifikatë për pajtueshmëri –SOS dhe dokumente të tjera për të përcaktuar se kur një automjet i caktuar është prodhuar dhe cilat standarde të emetimit EURO i plotëson) nga pronari i automjetit tek shërbimi teknik. Shërbimi teknik e shqyrton dokumentacionin e parashtruar, e përcakton kategorinë ekologjike dhe lëshon vërtetim dhe etiketë ekologjike me ngjyrën përkatëse. Shërbimi teknik nuk kryen matje të emetimeve nga motori, por e bën  identifikimin e dokumentacionit të automjetit“, u përgjigjën nga  Ministria e ekonomisë në pyetjen e “META” për atë se si do të duke kategorizimi.

Ekologët janë të zhgënjyer

Ekologët thonë se një masë e tillë është e pakuptimtë, sepse veç më kur bëhet kategorizim, kjo duhet të bazohet në gjendjen reale, që do të thotë që të ndahet etiketë në bazë të ndotjes që realisht e shkakton makina e jo vetëm në bazë të vitit dhe modelit, e cila është identike me procedurën e homologimit.

Ana Cholovikj - Leshoska
.

“Kategorizimi nuk mund të bëhet vetëm në bazë të dokumenteve. Etiketat kanë kuptim vetëm nëse çdo vit, kur gjatë kontrollit teknik bëhet edhe matja e emetimeve të automjetit. Vetëm atëherë, e jo si parazgjedhje ë bazë të datës së prodhimit dhe modelit, sepse të gjithë e dimë se me kalimin e kohës makina e humb standardin. Masa e tillë nuk do të sjellë fryt”, thotë Ana Çolloviq-Leshoska, drejtore e Qendrës së hulumtime dhe informim  për mjedisin jetësor “Eko-svest”.

Dhe profesori Dimitrovski ndan atë mendim. Ai sqaro se flota e automjeteve në Maqedoni është me vjetërsi mesatare prej 15 vjetësh, ndërsa shumica e automjeteve janë më të vjetra se 20 vjet dhe kategorizimi vetëm sipas dokumentacionit nuk e pasqyron gjendjen reale.

“Për shkak të vjetërisë së automjetit, degradimit ose mirëmbajtjes joadekuate të një pjese të automjeteve, emisionet që i kanë sot nuk janë të njëjta me emisionet që i kanë pasur kur kanë qenë makina të reja. Automjetet që janë importuar ishin Euro 2, Euro 3, Euro 4 sipas ndonjë shenje që e kanë mbajtur në lejen e qarkullimit nga vendi prek ku ishin importuar. Ne tani s’kemi pasqyrë nëse ka pasi kanë kaluar 100.000, 200.000, 300.000 kilometra ato i kanë mbajtur parametrat e shenjës Euro 2, 3 Euro, Euro 4, a  ndotin po aq edhe tani, që mbase kanë kaluar në klasë më të ulët. Mendoj se është më mirë që automjeteve të kategorizohen edhe sipas emisioneve të shkarkuara, por që në atë rast duhet pasur kujdes për procesin e matjes së emisioneve të automjeteve, cili cikël i automjetit është zgjedhur, ku do të bëhet matja etj”,  thotë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button