Haradinaj: Pagesa shtesë për prokurorët që luftojnë korrupsionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar paga shtesë për prokurorët që angazhohen në luftimin e korrupsionit. Përmes një postimi në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Haradinaj ka thënë se të martën, qeveria do të marrë vendimin, për prokurorët që angazhohen në këtë drejtim, njofton REL.

Më 29 nëntor, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për Kosovën, në të cilën theksohet se niveli i korrupsionit mbetet i lartë, përderisa përmendet edhe financimi i dobët i sistemit gjyqësor.

“Financimi jo i duhur i sistemit gjyqësor, korrupsioni i përhapur, elementet e kapjes së shtetit, ndikimet politike në sistemin e drejtësisë” janë disa prej çështjeve që eurodeputetët i ngrisin si shqetësuese në këtë rezolutë për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button