Kërkesa që të largohet 20 përqindëshi, Osmani: E dëmshme për momentin (VIDEO)

Debati në Tetovë nuk i ka shpëtuar polemikave për mosshqyrtimin që 20 përqindëshi i komuniteteve në Maqedoni të largohet nga Kushtetuta e Maqedonisë, dhe në vend të tij të shkruajë “populli shqiptarë”. Edhe përskaj kësaj, zëvendësi kryeministri i Çështjeve Evropiane, Bujar Osmani deklaroi se debati për 20 përqindëshin është i dëmshëm për momentin, transmeton Portalb.mk.

Një grup studentësh të veshur me bluza të bardha dhe me mbishkrime: “Nuk jam 20%, por shqiptar”, reaguan ashpër ndaj neglizhencës së ligjvënësve që të mos futen amandamente të llojit të tillë në ndryshimet kushtetuese, por të ndryshohet Kushtetuta vetëm në bazë të Marrëveshjes së Prespës.

“Sa i takon 20 përqindëshit. Ai është produkt i Marrëveshjes së Ohrit, për ndërprerjen e luftës asokohe. Nuk e di sa prej jush keni qenë pjesë e atij konflikti, që të jemi kompetent që të flasim se pse është pranuar një kompromis i tillë. A duhet ta rrezikojmë anëtarësimin në NATO me këto kërkesa dhe a është agjendë partiake kjo? Nuk e di, por e di se është e dëmshme për momentin për këtë proces, kurse qëndrimi i yni është se po, 20 përqindëshi duhet të ndërrohet, dhe në periudhën që vjen, kjo vlen në një prej agjendave”, tha Osmani.

Ai ka vlerësuar se zhvillimi i debatit me tone entike është “një keqkuptim, ose grackë në të cilën bie, ose qëllimisht ose pa qëllim”, tha Osmani.

Ish politikani dhe profesori universitar, Rufi Osmani theksoi se tani është moment që të hapen edhe çështje të tjera dhe të përfshihen në ndryshimet kushtetuese siç është 20% famoz.

LEXO: Ndryshimet kushtetuese, shqyrtohet mundësia e ndryshimit të Nenit 49 (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button