Facebook truqe: shiko kush të ka fshirë!

Ja disa truqe interesante për Facebook, si të dilni më “cool” se miqtë tuaj.

1. Shiko kush është online duke qenë offline. Është e vështirë të shohësh se kush është online në Facebook duke qenë vetë offline. Por, tani ekziston një aplikacion mjaft  praktik mes të cilit mund të shohësh ata që janë online. Aplikacioni që duhet përdorur është ky: Online now.

2. Të kesh listën e bisedave të Facebook-ut në desktop. Ky është një aplikacion i veçantë i cili nuk lidhet me asnjë kërkues në internet (browser). Duke e përdorur këtë, mund të krijoni një dritare të re në desktop për bisedat e Facebook-ut. Instaloni aplikacionin Gabtasik.

3. Përdorni stile të ndryshme të shkronjave në bisedat në Facebook. Në vend se të përdorni tekstin normal në Facebook, tani mund të eksperimentoni me stile të ndryshme dhe të impresiononi miqtë tuaj. Shkoni në Name funky dhe zgjidhni një stil të tekstit  të cilin e dëshironi. Shkruajeni tekstin në kutinë e cila ju paraqitet aty dhe kopjoni tekstin në kutinë e bisedës në Facebook. 

4. Bëhu offline vetëm për një mik të caktuar. Kjo është një mundësi e re në Facebook, me të cilën mund të bëhesh offline vetëm për një person të caktuar. 

5. Si të kuptosh kush të ka fshirë nga Facebook-u i saj/tij? Mund ta kuptosh se kush të ka fshirë nga lista e miqve të tij/saj në këtë mënyrë. Kliko këtu. Ky aplikacion do t’ju lajmërojë nëpërmjet emailit tuaj për çdo ndryshim që bëhet në listën e miqve tuaj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button