MPPS: Deri në fund të vitit, 60 për qind e fëmijëve janë nxjerrë nga institucionet

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale njofton se plani “asnjë fëmijë nën moshën 18-vjeçare në Maqedoni të mos vendoset në institucion social deri në vitin 2020”, hap pas hapi po bëhet realitet, transmeton Portalb.mk.

Në fund të vitit 2018 në institucionet tona sociale do të vendosen për 60 për qind më pak fëmijë në krahasim me gushtin e 2017.

“Çdo fëmijë meriton familje dhe për këtë e ndryshojmë mënyrën me të cilën, si shtet kujdesemi për fëmijët që kanë nevojë nga kujdesi afatgjatë social, me këtë çdo fëmije do t’i mundësojmë kushte për rritje të drejtë dhe zhvillim, që është e drejtë themelore e njeriut”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovksa.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informojnë se që nga riintensifikimi i deinstitucionalizimit në gusht të vitit 2017, gjithsej 161 fëmijë të vendosur më parë në institucionet sociale janë duke u kujdesur jashtë institucioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button