Greva në Burgun e Idrizovës, ASH-ja: E logjikshme dhe e pritshme

Lidhur me paralajmërimet për grevë nga ana e të burgosurve në Burgun e Idrizovës, Aleanca për Shqiptarët (ASH) shprehu mbështetjen e plotë si subjekt politik, pasi që konsiderojnë se kjo është një e drejtë themelore e tyre, transmeton Portalb.mk.

ASH-ja thotë se vendimi për grevë është i logjikshëm dhe i pritshëm, dhe lidhet me përpjekjet e amnistisë së veprave të caktuara të rastit gjyëqosor për 27 prillin të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë.

“Aleanca për Shqiptarët konsideron se një vendim i tillë është i pritshëm dhe i logjikshëm, sidomos pas paralajmërimeve për të amnistuar dhunuesit e 27 prillit të vitit të kaluar. Aleanca për Shqiptarët përkujton opinionin disa herë me radhë se qëndrimi politik i ASH-së rreth mundësisë për amnistim të huliganëve dhe dhunuesve të tempullit të demokracisë, përbën një precedentë të rrezikshëm, që do të bartë pasoja për rrugën Euro-intergruese të vendit por dhe reflektimi që mundë të ketë në aspekt të sigurisë së brendshme të vendit”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Siç thonë nga ASH-ja, nëse amnistohen siç i quajnë ata, “huliganët” për të cilët ka dëshmi, atëherë ata që qëndrojnë në burgje pa asnjë dëshmi, duhet të lirohen urgjentisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button