Britania mund të anulojë procesin e BREXIT-it në mënyrë të njëanshme

Britania e Madhe mund të anulojë procesin e BREXIT-it pa miratimin e shteteve anëtare dhe rregullave të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

GJED, ka vendosur që Britania mund ta anulojë këtë vendim në mënyrë të njëanshme, me një vendim që do të shtojë kërkesat për një referendum të dytë, shkruan The Guardian, transmeton Koha.net.

Gjykata, gjithashtu erdhi në përfundim se çdo shtet anëtar i BE-së, mund të anulojë procesin e nenit 50 pa pasur nevojë për aprovimin nga çdo shtet tjetër.

Aty thuhet se “Britania e Madhe është e lirë të anulojë në mënyrë të njëanshme njoftimin apo qëllimin e vet për t’u tërhequr nga BE-ja”.

Procesi i BREXIT-it ka gjasa madje të përfundojë në Gjykatën më të lartë. Gjykatësit hodhën poshtë argumentet nga Qeveria dhe Komisioni Evropian se neni 50, një proces dyvjeçar që shkakton largimin e një shteti anëtar nga BE-ja, s’mund të anulohet në mënyrë të njëanshme.

Ndërkaq, zyra e kryeministres britanike, Theresa May hodhi poshtë spekulimet për një shtyrje të mundshme të votimit për “Brexit” në parlamentin britanik. “Votimi do të mbahet të martën”, tha një zëdhënës i “Downing Street”.

Edhe pak ditë më parë. Manuel Campos Sanchez-Bordona, këshilltar i lartë i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, tha se Britania ka ende të drejtë të tërheqë vendimin për dalje nga Bashkimi Evropian, apo Brexit, në mënyrë të njëanshme.

Britania e Madhe duhet të largohet nga BE-ja më 29 mars të vitit të ardhshëm, por marrëveshja e negociuar me BE-në duhet të mbështetet nga deputetët e shumicës në Parlamentin britanik, për të hyrë në fuqi.

May argumenton se marrëveshja e saj do të ofrojë lidhje të ngushta ekonomike me BE-në dhe do t’i mundësojë Britanisë të tregtojë lirshëm me pjesën tjetër të botës, duke i përmbushur kërkesat e votuesve për Brexit për t’i dhënë fund lëvizjes së lirë dhe për të zvogëluar imigracionin në Britani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button