Han: Nuk është e besueshme se Gruevski do të ekstradohet

Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han sot në mëngjes para fillim të Këshillit të ministrave për Punë të Jashtme të BE-së theksoi se nuk beson se Nikolla Gruevski do të ekstradohet nga Hungaria në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

I pyetur se a i përkrah amendamentet e Parlamentit Evropian në raportin e Maqedonisë në të cilat kërkohet Hungaria ta kthejë Gruevskin në Maqedoni, ai u përgjigj “shpresoj se do të ndodhë, por nuk është shumë e besueshme sepse këto dy vende nuk kanë marrëveshje, por e kuptoj pozitën e Parlamentit Evropian”.

Han deklaroi se me ministrat Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska javën e kaluar kanë folur për “rrugën përpara” të Marrëvshjes së Prespës në javët e ardhshme, si dhe për reformat që duhet të zbatohen që Maqedonia të marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button