“Monstra”, viktimat janë vrarë në largësi prej 1.5 metra, katër prej tyre prej pas shpine

Pesë viktimat e vrara në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012 janë vrarë në afërsi relative prej 1.5 metrave, katër prej të cilëve nga municionet e kalibrit 9 milimetra dhe 762.39 milimetra. Vrasja ka ndodhur në vendin ku janë gjetur trupat e vrarë dhe të gjitha lëndimet, të vdekurit i kanë marrë derisa kanë qenë të gjallë. Këtë e dëshmuan sot ekspertët, gjegjësisht mjekët e Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë kryer ekspertizën për vrasjen makabre, njofton Portalb.mk.

“Pesë trupat janë vrarë aty ku janë gjetur trupat dhe në periudhë të shkurtër kohore. Të vrarët kanë vdekur prej lëndimeve të marra nga armët e zjarrit, ndërkaq gjurmë të gjakut ka pasur nën trupat e tyre, që tregon se vendi i ngjarjes ka qenë mu aty”, tha mjeku Jaqoski.

Natën e kobshme, sipas mjekëve, ekspertët e Mjekësisë Ligjore janë njoftuar rreth orës 10, Mjekët fillimisht kanë shkuar në Stacionin Policor të Butelit, ndërkaq më pas bashkë me përfaqësuesit e Krim-Teknikës janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, ndërkaq ekspertizat e tyre në terren kanë zgjatur deri rreth orës 3 të mëngjesit. Pasi kanë mbaruar ata me punë, kanë ardhur shërbimi për varrim i Varrezave të Butelin, të cilët i kanë marrë trupat dhe i kanë dorëzuar për në autopsi.

Në lidhje me vrasjen e Borçe Stefkovskit, ekspertët thanë se, trupi i tij është gjetur më largë se katër trupat tjerë.

“Ishte afër veturës së tij, i kthyer me kokë nga vetura, në dorë mbante çelësa. Në pjesën e përparme të veturës, gjetëm një pjesë të trurit, që pas ekspertizave konstatuam se është e tij. Pra, si pasoj e dëmtimit të trurit ka ndërruar jetë. Ekzekutuesi ka qenë pas shpinës së tij deri sa ka shtënë. Ai ka marrë lëndime nga arma e zjarrit edhe në pjesën e majtë dhe të djathtë të kraharorit, ndërkaq nën trupin e tij janë gjetur dy projektile prej municionit të pushkës 762.39 mm. Vrasja ka ndodhur në afërsi relative prej 1.5 metra”, thanë ekspertët.

Për katër djelmoshat e rinj, mjekët i dhanë këto detaje:

Filip Sllavkovski ka qenë i shtrirë në bark. Në trupin e tij kishte defekte nga projektilët e plumbave. Ka ndërruar jetë pasi që është dëmtuar zemra e tij nga plumbat e marra prej pas shpinës. Nën trupin e tij janë gjetur dy lloje të projektileve,  9 mm dhe 762.39 mm. Edhe Sllavkovski është vrarë në afërsi relative prej 1.5 metra.

Aleksandar Naqevski ka  marrë 8 lëndime nga arma e zjarrit, ndërkaq ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga plumbat, të cilët e kanë dëmtuar zemrën e tij. Ai është vrarë prej mbrapa, derisa ka qenë i gjunëzuar dhe në afërsi relative prej 1.5 metra.

Kire Triçkovski ka marrë 3 lëndime nga plumbat, ndërkaq ka ndërruar jetë nga lëndimi i trurit. Edhe ai është vrarë në afërsi relative prej 1.5 metra.

Cvetanço Acevski është gjetur i shtrirë në stomak, ka pasur 5 lëndime, është vrarë në afërsi relative prej 1.5 metra. Ai ka ndërruar jetë pasi që plumbat e kanë goditur në qafë dhe si pasojë e kësaj, gjaku ka shkuar në mushkëri të bardha dhe me këtë rast e ka ngufatur dhe është asfiksuar.

Ndaj këtyre ekspertizave, i akuzuari Fejzi Aziri tha se nuk pajtohet dhe paralajmëroi se të njëjtat do t’i ankimojë.

Ekspertët gjatë elaborimit të detajeve në lidhje me atë se çfarë kanë parë dhe çfarë kanë evidentuar, në lidhje me trupat e viktimave në aspektin e mjekësisë ligjore, gjithashtu treguan se në urinën e Filip Sllavkovskit dhe Cvetanço Acevskit , kanë gjetur substancë të kanabisit, që siç thanë ata kanë qenë në masë shumë të vogël. Megjithatë këtë detaj ata nuk e treguan, derisa e ngriti këtë çështje Aziri, ndërkaq gjykatësi dhe prokurorët special i lutën gazetarët që të mos e bëjnë të madhe pasi që e njëjta nuk ka të bëjë me vrasjen dhe se është çështje e ndjeshme për familjarët e viktimave.

Familjarët e të vrarëve sot nuk morën pjesë në seancë gjyqësore pasi që sipas tyre të dhënat që do të thuhen janë të ndjeshme dhe të dhimbshme për ta. Seanca e radhës do të mbahet më 20 dhjetor, në të cilën do të deklarohen ekspertët e MPB-së për ekspertizat e balistikës të cilët i kanë bërë bashkë me Mjekësinë Ligjore.

“Monstra”

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit të kaluar solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri është ende në burg pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovo”.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq
Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq

Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu.  Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi Gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë për Krime të Rënda në Maqedoni nuk mbajnë. Zyra e Besnik Berishës, avokati i dy shqiptarëve nga Shkupi, ka njoftuar asokohe se vendimi përfundimtar për pafajësinë e Ismailoviqit dhe Demirit është shqiptuar ditë më parë, pas përfundimit të dënimit me nga 2.5 vjet në burgun e Dubravës për armëmbajtje pa leje, përcjellë Portalb.mk.

 

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Për të njëjtët, Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurë për ekstradim.

Nuk dihet nëse Prokuroria Speciale për rastin në fjalë disponon me materiale të përgjuara edhe pse në opinion shpesh është përfolur se ka përgjime të cilat dëshmojnë se personat që janë burgosur kanë qenë të pafajshëm. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe kryeministri aktual, duke dëshmuar se vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës nuk e kanë bërë personat që janë vendosur prapa grilave.

LEXO PËR SEANCAT PARAPRAKE

LEXO: Rasti “Monstra”, “Opel Omega” i ka pasur targat e një “Mercedesi”, MPB ka kontrolluar edhe 4 vetura tjera
LEXO: “Monstra”, në Opel Omega ka pasur 4-5 persona, por MPB ka gjetur gjurmë biologjike vetëm nga Alil Demiri
LEXO: “Monstra”, ekspertët mostrat nga dheu dhe gëzhojat nuk i kanë marrë nga terreni, por ua kanë dhënë në laboratori
LEXO: “Monstra”, familjarët e të akuzuarve nuk e pranojnë si dëshmi “Opel Omegën”
LEXO: “Monstra”, në Opel Omega ka pasur 4-5 persona, por MPB ka gjetur gjurmë biologjike vetëm nga Alil Demiri
LEXO: “Monstra”: Opinioni pas gjashtë vitesh e pa veturën “Opel Omega” që është dëshmi e rastit
LEXO: “Monstra”, natën e vrasjes dëshmitari “E1” ka qenë në Liqenin e Smillkovës (VIDEO)
LEXO: “Monstra”: Opinioni pas gjashtë vitesh e pa veturën “Opel Omega” që është dëshmi e rastit
LEXO: Familjari i të vrarëve: E kam fotografinë e një agjentit që i është gjetur telefoni në veturën “Opel”
LEXO: Monstra: vrasësi është vozitur me veturën Opel, avokati thekson: dëshmitë me mangësi
LEXO: “Opel”-i është vërejtur edhe më herët afër vendit të vrasjeve
LEXO: Monstra: Ekspertët kanë gabuar gjatë ekspertizës
LEXO: ‘Monstra’- Dëshmitari: Vetura e gjetur i takon policisë
LEXO: Detaje nga dëshmitë në “Monstra”: natën e kobshme, 3 peshkatarë u panë me një person me pushkë automatike
LEXO: Rasti “Monstra”, dëshmitari Bekir zbuloi atë që s’e thanë dëshmitarët Memedov dhe Nesim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button