Mickoski: Dy ministra nga kjo Qeveri e Maqedonisë të japin menjëherë dorëheqje

Lideri i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski sot nga Koçani duke protestuar tha se kërkon dorëheqjen e dy ministrave nga Qeveria e Maqedonisë. Gjegjësisht, ai kërkon dorëheqje nga ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski dhe nga ai i Punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Kërkojmë dorëheqje të menjëhershme nga ministri i terrorit dhe përndjekjes, gjegjësisht policisë, Oliver Spasovski. Edhe nga Dimitrov, që kombin maqedonas e ka quajtur të kompleksuar. Të ndërpritet iniciativa e qeverisë për rritje të tatimeve në Maqedoni dhe të ndalojë varfërimi i bizneseve. Kërkojmë të vazhdojë procesi i gazifikimit në Maqedoni. Të formohet një trup i pavarur që do të udhëhiqet nga një njeri i propozuar nga opozita, e cila do t’i dëgjojë, analizojë dhe sistematizojë të gjitha materialet e grumbulluara këtyre dy viteve nga afera “Votergejt” e Zaevit.” tha mes tjerash ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button