Maqedonia dhe Bullgaria në zënkë të re për gjuhën?

Maqedonia mund të bllokohet nga Bullgaria në procesin e integrimit euroatlantik, nëse tenton të keqpërdorë temën me gjuhën maqedonase, ka shkruar në Facebook, Krasimir Karakaçanov, zëvendëskryeministër për siguri dhe njëherësh ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë.

“Zoti Zaev, mos e keqpërdorni temën me gjuhën maqedonase. Kjo mund t’ju kushtojë me anëtarësimin në NATO dhe BE”, ka theksuar zyrtari bullgar, duke komentuar një deklaratë të një jave më parë të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se “Marrëveshja e Prespës vërteton ekzistimin e gjuhës maqedonase dhe se askush më nuk do të ketë të drejtë që këtë ta kontestojë”.

Ministri bullgar i Mbrojtjes ka thënë se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se nuk do të lejojë që të dikush fshehtas të aplikojë një gjuhë të tillë.

MPJ e Maqedonisë: Me Bullgarinë kemi nënshkruar marrëveshje miqësore dhe do të ndërtojmë miqësi

Ministria e Jashtme e Maqedonisë i është përgjigjur zëvendës kryeministrit për siguri dhe ministrit bullgar të Mbrojtjes..

Ne kemi nënshkruar një marrëveshje miqësie dhe do të ndërtojmë miqësi, por kjo nënkupton mirëkuptim reciprok, respekt dhe kujdes për interesat e fqinjit. Republika e Maqedonisë do të vazhdojë me politikën proaktive, konstruktive dhe të fqinjësisë së mirë, në frymën e Marrëveshjes së nënshkruar me Bullgarinë dhe vlerat evropiane nga të cilat udhëhiqen të dy vendet, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button