A e dini se xhenseni ka efekt antistresues, por gjithashtu mbron nga gripi

Përveç që ka efekt antistresues dhe ndikim të favorshëm mbi energjinë, rrënja e xhensenit është treguar se ndihmon edhe në parandalimin e gripit. Gjegjësisht, hulumtuesit e Universitetit të Gjeorgjisë e kanë hulumtuar ndikimin e xhensenit të kuq mbi virusin H1N1 të influencës, shkruan Panacea.mk.

Në hulumtimin e parë mbi minjtë, u zbulua se ekstrakti i xhensenit zvogëlon inflamacionin dhe forcon imunitetin, si dhe gjithashtu ndihmon që qelizat epiteliale të infektuara në mushkëri të mbijetojnë.

Në hulumtimin e fundit, sërisht janë vërtetuar vetitë antivirale të kësaj bime. Xhenseni parandaloi përsëritjen e virusit respirator sincitial në qelizat e individid dhe parandaloi infeksionet që shfaqen gjatë infektimit me këtë virus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button