Lideri i ASH-së, Sela e akuzoi BDI-në për migrimin masim të të rinjve shqiptarë (VIDEO)

Lideri i partisë opozitare shqiptare në Maqedoni, Aleanca për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela sot ka dërguar kritika ndaj partisë shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, për shantazhim të të rinjve, duke shkaktuar migrim masiv të të rinjve në shtetet perëndimore, transmeton Portalb.mk.

“Si plagë kryesore me të cilin ne përballemi, është edhe migrimi i shqiptarëve në ritëm shumë të madh në vendet perëndimore. Dhe kjo ka ardhur se politikanët me të padrejtë kanë uzurpuar skenën politike shqiptare, duke lëvizur herë nga njëri subjekt politik maqedonas, e herë nga një subjekt tjetër politik maqedonas, herë duke i ndihmuar në një cikël zgjedhor LSDM-ja, e herë VMRO-ja, duke i shantazhuar në shtëpitë e tyre, duke i kërcënuar në vende pune, dhe duke i varfëruar deri në atë masë, që një ditë shkojnë t’i blejnë, që pastaj po aq lirë t’i shesin, siç i shohim çdo ditë, që po i shesin vendimet e tyre aty në Kuvend”, tha Sela gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Gruas së ASH-së që po zhvillohet sot në Tetovë.

Sela ka premtuar se partia e tij në fushatën e ardhshme do të fokusohet në kthimin e shpresës së të rinjve.

LEXO: Arta Toçi kryetare e Asamblesë së Gruas së ASH-së, lideri Sela e obligoi që ta ndalojë migrimin e të rinjve (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button