Kryeministri francez kërkon unitet pas protestave të dhunshme

Kryeministri francez, Edouard Philippe është zotuar se do “rivendosë unitetin kombëtar” pas protestave të dhunshme të së shtunës (8 dhjetor).

Kjo është fundjava e katërt radhazi që ‘jelekverdhët’ pushtojnë rrugët e Francës, duke protestuar kundër rritjes së taksave të karburantit dhe kostove të larta të jetesës.

Policia përdori të shtunën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë demostruesit.

Pothuajse 1.000 njerëz u arrestuan por dhuna nuk ishte në të njëjtin nivel me një javë më parë.

Ndërsa Philippe tha se duhet të vazhdojnë diskutimet me protestuesit paqësorë.

“Asnjë taksë nuk duhet të rrezikojë unitetin tonë kombëtar. Tani duhet ta rindërtojmë atë unitet nëpërmjet dialogut, nëpërmjet punës dhe duke u bashkuar,”-u shpreh ai.

Ai shtoi se presidenti Emmanuel Macron, së shpejti do të paraqesë masa për të nxitur këtë dialog.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button