SHBA-ja dëshiron ta vazhdojë mbështetjen për koalicionin saudit në Jemen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë ta vazhdojnë përkrahjen për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite në luftën e Jemenit. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se SHBA-ja synon ta luftojë ndikimin e Iranit dhe grupeve militante islamike në Jemen.

Presioni ndaj Shteteve të Bashkuara për pozicionin e saj në Luftën e Jemenit është shtuar që nga vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Senati e votoi një rezolutë muajin e kaluar për ndërprerjen e ndihmave të ushtrisë amerikane për koalicionin saudit, përfshirë ndalimin e shitjes së armëve dhe bashkëpunimin në fushën e inteligjencës.

“Kemi trysni në sistemin tonë që të tërhiqemi nga konflikti ose ta ndërpresim mbështetjen për koalicionin, gjë të cilën ne e kundërshtojmë. Ne besojmë se mbështetja për koalicionin është e nevojshme. Ndërprerja e ndihmave dërgon mesazhe të gabuara”, tha Timothy Lenderking, sekretar asistent për Çështjet e Gjirit Arabik.

Muajin e kaluar, SHBA-ja e ndërpreu furnizimin me karburanteve të aeroplanëve luftarakë të koalicionit, të cilët janë fajësuar për sulme ajrore që kanë lënë të vdekur mijëra civilë në Jemen, shkruan “Reuters”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button