A po nisin protestat e studentëve edhe në Prishtinë – një organizatë denoncon ndërhyrjet politike në UP

Kryetari i Parlamentit Studentor, Arben Elshani ka përmendur disa nga aktivitetet që kanë bërë që kur kanë marrë mandatin si strukturë e re në muajin tetor por akuzoi disa organizata studentore, duke thënë se po tentojnë t’i pengojnë aktivitetet e Parlamentit Studentor, përcjell Kosova Sot.

Sipas tij, afër zgjedhjeve për këshillin drejtues të Universitetit të Prishtinës, grupet politike të lidhura me pushtetin, bashkë me disa grupe klanore brenda UP-së janë aktivizuar përmes formave të ndryshme të presionit dhe po mundohen ta pengojnë punën e parlamentit studentor.Sekretari i Parlamentit Studentor, Rrezon Frangu tha se nuk pranojnë t’i shërbejnë asnjë interesi dhe partie politike që pengon autonominë e UP-së. Ai tha se disa persona që nuk kishin as mandat të deputetit, jashtëligjshëm kanë tentuar të mbajnë një mbledhje për ta shkarkuar kryetarin e Parlamentit Studentor.

Kurse, nënkryetari i Parlamentit Studentor, Milos Kolshi tha se ndoshta dikujt i duhet një Parlament Studentor vegël siç ka qenë më herët por këtë nuk do ta lejojnë.

Ai shtoi se nuk do të lejojnë ndikimin në Parlament por do ta mbrojnë me të gjitha mjetet juridike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button