Maqedoni, e paqartë se me ligjin për amnisti do të falen vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së

Partia në pushtet, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka mohuar se me propozim-ligjin për amnistim të veprave të 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë do të falen vetëm deputetë e VMRO-DPMNE-së, e nga kjo e fundit nuk komentojnë – sepse nuk e kanë parë tekstin, transmeton Portalb.mk.

“Absolutisht nuk e ngushtojmë rrethin. Qëndrimi jonë si LSDM është se duhet të bëhet dallim i qartë mes porositësve, organizatorëve dhe realizuesve”, tha zëdhënësi i LDSM-së, Kostadin Kostadinov, i cili i pyetur në mënyrë shtesë tha se do t’ia lëmë trupit për pajtim të dalë me drejtime të qarta se si do të bëhet ky dallim i linjës së hollë.

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE-ja nuk e kanë komentuar ligjin dhe as atë se po falen vetëm deputetë, pasi që ende nuk kanë parë propozim-ligjin.

“Personalisht nuk e kam parë draft tekstin që doli nga organi i pajtimit. Unë do të prisja të gjithë së bashku ta shohim tekstin për të komentuar qëndrimin e VMRO DPMNE-së”, ka thënë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

LEXO: Propozim ligji për amnistim të veprave të 27-prillit, të hënën në Kuvend

Përndryshe, propozim-ligji për amnisti do të jetë nesër në Kuvendin e Maqedonisë, për t’u shqyrtuar në mbledhjen e nëngrupit, ndërsa më pas edhe nga trupi parlamentar për pajtim dhe integrim.

Me dispozitat e parapara ligjore, të akuzuarit do të kenë mundësi të prononcohen nëse pranojnë amnistinë ose duan që mbi parimin e presumimit të pafajësisë të vazhdojë ndjekja penale ndaj tyre.

Element plotësues në draft është edhe fakti që dhunuesit, porositësit dhe organizatorët e dhunës nuk do të përfshihen nga amnistia. Që të mos vihet në situatë që lënda “cenim terrorist i rendit kushtetues” të duhet të rikualifikohet, nëngrupi për pajtim planifikon që përmes mekanizmave ligjore të ofrojë amnisti për aktet dhe jo konkretisht për veprat, duke u thirrur kështu vetëm në veprimet të cilat nuk përbëjnë element penal.

LEXO: Takimi Xhaferi – Mekalister – Flekenshtejn: Zgjidhja ligjore për pajtim nacional mos t’i tejkalojë vijat e kuqe të sundimit të së drejtës
LEXO: Deputetja Aleksandrova: Në fund të javës do të jetë gati propozim ligji për pajtim nacional

Deputetja Emilija Aleksandrova ka përsëritur qëndrimin e thënë kohë më parë, se pa përfunduar procesi i reformave, i integrimit dhe i pajtimit, nuk do të dihet edhe qëndrimi i tyre se i takon votës në fazën e fundit të ndryshimeve kushtetuese për të cilën nevojiten 2/3 e votave “për” e që duhet të përfundojë në janar të vitit 2019.

LEXO: Deputeti i LSDM-së Kostadinov: Mickoski kërkon amnisti që t’i shpëtojë të afërmit e tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button