Euro-deputeti i SIRIZA-s, Kullogllu: Marrëveshja e Prespës çështja e vetme e mirë që ka ndodhur

Marrëveshja e Prespës është njëra nga çështjet e vetme të mira që kanë ndodhur kohën e fundit në Ballkan, por edhe në Evropë, kështu ka vlerësuar euro-deputeti i SIRIZA-s, Stelliot Kullogllu në intervistë për medien greke “ANA-MPA”, përcjell Portalb.mk.

“Shumë prej çështjeve që janë duke ndodhur në Evropë, janë të këqija: Bregzit, protestat në Francë, dobësimi i Merkelit, rritja e të djathtës ekstreme. I vetmi lajm i mirë që është për momentin në Evropë, është Marrëveshja e Prespës, e cila është duke e stabilizuar situatën në Ballkan”, tha Kullogllu.

Siç raporton “MIA” nga Greqia, Kullogllu në intervistë ka folur edhe për atmosferën e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Greqi, për të cilën tha se nuk do të jetë shkak që të bie Qeveria e Greqisë, sepse sipas tij, qytetarët në zgjedhje do të votojnë për gjendjen ekonomik të tyre.

“Qeveria lëvizte në vijë që e caktuan qeveritë paraprake, nuk ka bërë diçka tjetër. Nuk kishte negociata për përparim të strategjisë nacionale të re. Ekzistonte kjo strategji. Mendoj se Qeveria shumë mirë veproi, dhe në nivel ndërkombëtar do të dëshmojë se ka qenë në të drejtë, kurse edhe për Ciprasin do të dëshmohet se ka qenë në të drejtë, por tash për tash paraqet një problem. Por nuk besoj se Qeveria do të rrëzohet për shkak të kësaj. Marrëveshja do të votohet dhe njerëzit në zgjedhje do të votojnë në bazë të gjendjes ekonomike të tyre. Nëse gjendja ekonomike është përmirësuar, çështje të tilla do të kalojnë në rend të dytë”, tha Kullogllu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button