fbpx

Fotografia e vjetër një vit servohet sikur në të është Gruevski në kufirin shqiptar


Burimi: KriThink

Fotografia, e cila publikut i servohet si ekskluzive, dhe për të cilën thuhet se në të është ish-kryeministri i dënuar Nikolla Gruevski në vendkalimin kufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjatë arratisjes së tij për në Hungari, në fakt, është pamje ekrani (“prinstcreen”) nga një video-klip i bërë para pothuajse një viti, më 21 dhjetor 2017, dhe nuk ka të bëjë me Gruevskin në atë kufi.

Artikulli origjinal
Artikulli origjinal

Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Top-Channel-i publikoi fotografi të Gruevskit në vendkalimin kufitar Hani i Hotit

Data e publikimit: 06.12.2018

Data e recensionit: 07.12.2018

Recenzuese: Simona Atanasova

Gruevski, në atë video-klip, vozit veturë “Punto” në qendër të Shkupit, në njërën nga protestat e VMRO-DPMNE-së vitin e kaluar, kur ai e udhëhiqte varganin protestues të automobilave në shenjë mbështetjeje për të arrestuarit gjatë hyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill.

Në artikull jo vetëm që thuhet se fotografia është nga vendkalimi kufitar shqiptar, por shtohen edhe intervalet kohore se kur është bërë fotografia, në cilin vendkalim kufitar, e madje, për ta rritur besueshmërinë, janë publikuar edhe targat e automjetit të dyshuar hungarez në të cilën ndodheshka Gruevski.

Pyetja që është dashur t’ia parashtojë vetes kjo medie është se pse, në qoftë se fotografia është autentike dhe e vërtetë, Gruevski është ai që e drejton makinën, edhe pse ajo i takon Ambasadës së Hungarisë.

Në artikull thuhet se televizioni shqiptar që e ka publikuar fotografinë thekson se ajo është autentike. Dhe këtu përfundon verifikimi i autenticitetit.

Pa analiza dhe verifikim të mëtejshëm, është besuar në atë që është shkruar në medien shqiptare, është marrë artikulli dhe është prezantuar si informacion ekskluziv, e në fakt, nuk ka të bëjë me arratisjen e Gruevskit.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button