Ndotja e ajrit, VMRO-ja: Pushteti është duke kalkuluar me jetën e qytetarëve, dilni në protesta

Partia opozitare VMRO-DPMNE-ja, sot nëpërmjet konferencës për media, ka akuzuar pushtetin që në problemin për ndotjen e ajrit, është “duke kalkuluar me qëllim që të fitojë pikë politike, ndërkohë që po luan me jetët e të gjithëve”, transmeton Portalb.mk.

VMRO-ja ka bërë thirrje që të dalin qytetarët në protestë.

“Qeveria edhe më tej nuk i pranon masat urgjente për ballafaqim me ndotjen e ajrit të cilat i propozoi VMRO-DPMNE-ja, masa që kanë vlerën e jetës për qytetarët tanë. Maqedonia është shteti më i ndotur në Evropë, kurse qeveria e udhëhequr nga i aboluari, Zoran Zaev nuk ka ndërmarrë asgjë që të zgjidh këtë problem. Në listën e ndër qyteteve më të ndotura në Evropë, Maqedonia ka tre, Shkupin, Manastirin dhe Tetovën. Qytetarët për çdo ditë, bukfalisht janë duke u ngulfatur nga paaftësia e pushtetit lokal dhe qendror”, thanë nga VMRO-ja.

Nga kjo parti kanë ftuar qytetarët e Koçanit që të dalin në protestë.

“Për këtë, VMRO-ja i fton qytetarët sot, që në Koçan të dalin në marsh protestues kundër pushtetit kriminel”, thanë nga VMRO-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button