fbpx

Nëse thoni se ekonomia po fundoset, duhet të tregoni pse


Burimi: KriThink

[Recension: Ekonomia po fundoset, Qeveria nesër do të marrë hua të re prej 21,1 milionë eruosh]

Titulli i tekstit që e recensojmë dezinformon, për shkak se “fundosja e ekonomisë” nuk mund të vendoset në korelacion me marrjen e huasë, që në tekst i referohet ankandit të letrave shtetërore me vlerë. Përkatësisht, bëhet fjalë për aktivitet të rregullt të Ministrisë së Financave, në përputhje me kalendarin e ankandeve të publikuar në faqen e tyre. Ministria e Financave në lidhje me këtë ankand të letrave shtetërore me vlerë informoi se regjistruar  21.13 milionë euro, ndërsa do të kthehen 21. milionë euro si rezultat i letrave me vlerë të lëshuara më parë që kanë maturuar dhe me këtë borxhi neto i qeverisë në bazë të letrave shtetërore me vlerë zvogëlohet për 170 mijë euro.

Artikulli origjinal:

Linku deri te artikulli origjinal: Ekonomia po fundoset, Qeveria nesër do të marrë hua të re prej 21,1 milionë eruosh

Data dhe koha e publikimit: 03.12.2018

Data e recensionit: 04.12.2018

Recenzuese: Silvana Zhezhova

 

Informacionet zyrtare thonë se ka rënie në sektorin e ndërtimit dhe të industrisë ndërsa sektori i biznesit mezi se po mbijeton. Ekspertët vazhdimisht alarmojnë për faktin se ndërtimtaria, e cila është dega kryesore dhe tërhq edhe degë të tjera në vend, është në rënie dëshpëruese pothuajse gjithë vitin dhe se kjo ndikon shumë në rritjen e dobët ekonomike.

Sa i përket rënies në sektorin e ndërtimit, sipas qeverisë, kjo ishte rezultat i ngecjes në ndërtimin e autostradave dhe i ndërprerjes së projekteve të tjera, për shkak të projektimit të gabuar. Me vazhdimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, Milladinovc-Shtip, hekurudhës në drejtim të Bullgarisë dhe projekteve të tjera kapitale, pritet të përmirësohet situata në sektorin e ndërtimit. Teksti nuk ofron përgjigje për arsyet për gjendjen e vështirë në këtë degë, e as që është përmendur ndonjë ekspert, me emër dhe mbiemër, që do ta komentonte këtë. Teksti pohon se industria është në rënie, por sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, të publikuara më 29 nëntor, prodhimi industrial shënon rritje me 5.2 për qind në 10 muajt e parë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas shumë kritikëve, qeveria ka dështuar në politikat ekonomike, ndërsa borxhi është duke u rritur jashtëzakonisht shumë, gjë që sipas tyre e çon vendin drejt një rruge të rrezikshme në planin ekonomik.

Sa i përket borxhit, ministri i financave, Dragan Tevdovski shumë herë i ka shpjeguar publikut se pas një kohe të gjatë, këtë vit, borxhi publik është vënë nën kontroll. “Për herë të parë pas më shumë se 10 vitesh, borxhi publik është vënë nën kontroll dhe është përmirësuar struktura nëpërmjet rritjes së maturitetit dhe përqindjeve më të ulëta të kamatave. Qeveria planifikon një konsolidim gradual të buxhetit, me deficit buxhetor prej 2 për qind në periudhën afatmesme” – tha Tevdovski në diskutimin publik me titull “Financat publike në udhëkryq” të mbajtur në Fakultetin Ekonomik.

Kur media publikon një tekst, i cili pretendon ta analizojë ekonominë e vendit, nevojiten të dhëna që do ta mbështesin ose që do ta demantojnë shkrimin se diçka është në rregull ose jo, nevojiten pikëpamjet e analistëve, të cilët do të përmeden me emër dhe mbiemër, dhe të cilët do të shpjegojnë gjendjen e tillë,  qëndrimet e institucioneve kompetente, siç është Ministria e financave, të cilës i referohet teksti.

Akuzat paushalle nuk janë prova kryesore se “ekonomia po fundoset”. Sa i përket huamarrjes, edhe Banka Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandojnë konsolidim fiskal të paraparë me Strategjinë fiskale deri në vitin 2021. Shteti nuk mund t’i kryente obligimet e veta nëse nuk merr hua, por me e rëndësishme është ajo se për çka harxhohen paratë. Gjegjësisht, a investohen ato për projekte kapitale, dhe në atë mënyrë paratë e qytetarëve të kthehen shumëfish, apo për shpenzime joproduktive që nuk ofrojnë asnjë kthim të parave.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button