“Ngritja e vetëdijës kundër dhunës”, 7 vrasje në Maqedoni në vitin 2018 (Infografik)

Me aktivitetin që u mbajt dje në Kumanovë përfundoi tribuna dyditore “Ngritja e vetëdijes kundër dhunës”.

Folësit në tribunë, psikologët Edlira Destani dhe Abdulla Thaçi sqaruan mbi agresivititetin dhe llojet e tij, bënë dallimin mes tij dhe dhunës, si dhe treguan se cilat janë situatat të cilat nxisin agresivitetin fizik apo dhunën dhe çfarë duhet të ndërmerret.

Një fokus i veçantë u dha në atë se në luftën kundër dhunës, nuk duhet të fokusohet vetëm në viktimën, por edhe në dhunuesin. Por nuk janë vetëm dhunuesi dhe viktima problemi, sipas të dhënave të Ministrisë për Punë të Brendshme, problemi më i madh, realisht viktima apo pasoja e tërë dhunës familjare doli të jetë biri. Alarmante është ajo se si pasojë e veprave agresive kemi pasur 7 vrasje në Maqedoni.

Tribuna dyditore “Ngritja e vetëdijës kundër dhunës”, Kumanovë

Nga e mësoi biri dhunën dhe pse ai është më dhunuesi, fillet nisin që nga raporti nënë dhe baba, apo edhe anasjelltas.

Sipas të dhënave, në vitin 2018 janë denoncuar vetëm katër lloje të agresivitetit dhe ato të agresivitetit fizik, edhe pse ekzistojnë edhe lloje të tjera.

 

U përfundua, që të ndalohet ky fenomen, duhet të denpocohet dhe reagohet ndaj tij, por fillimisht ai duhet të identifikohet qartë se i çfarë lloji është. Gjithashtu u tregua se edhe ku mund të drejtohen qytetarët kur ta identifikojmë agresivitetin, dhe çfarë nëse nuk reagojnë institucionet.

Tribuna më 7 dhjetor u mbajt edhe në Shkup. Një faleminderim i veçantë për Librarinë e Çarshisë dhe kafenenë Ultra të cilët mbështetën vullnetarisht iniciativën, që erdhi si ide e Fatbardha Currit dhe Sibel Imerit, u realizua bashkë me të rinjtë të bashkuar në “Impact”, dhe nëpërmjet fotografëve Arbnora Memeti dhe Agon Ymeri.

Tribuna dyditore “Ngritja e vetëdijës kundër dhunës”, Shkup
Tribuna dyditore “Ngritja e vetëdijës kundër dhunës”, Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button