Majko falënderon studentët: Na kujtuat se ndryshimi nuk shkruhet por ndodh

Ai ka qenë pjesë e “Lëvizjes së Dhejtorit” dhe pavarësisht se sot bën pjesë në qeverinë, kundër së cilës protestojnë prej 4 ditësh studentët e universiteteve publike, Pandeli Majko e ka kujtuar revoltën që rrëzoi komunizmin më 8 dhjetor 1990 me përshëndetje për ata që po protestojnë sot para Ministrisë së Arsimit, transmeton Gazeta Shqip.

Teksa e quan “Lëvizjen e Dhjetorit” si “Ditën e Ndryshimit”, ministri i Diasporës shkruan në Facebook se “e majta reflektuese do ta bëjë dallimin, pasi jam i bindur se ajo që vjen është mbi pushtetin që është”.

“Gëzuar përvjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit, dhe Ditën e Ndryshimit. Sot “ndryshimi” lëviz midis një të majtë reflektuese dhe një të djathtë përkujtuese. Sot, kjo ditë festohet nga ata që duan dhe pranojnë ndryshimin. Sot studentët dhe politika “festojnë” të ndarë. Faleminderit studentëve që na kujtuan se ndryshimi nuk shkruhet por ndodh”, shprehet Majko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button