Veseli të hënën në Uashington, takime në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe Kongres

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të qendrojë të hënën në Uashington.

Ai do të ketë aty takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, transmeton Periskopi.

Veseli pritet të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, pastaj në Pentagon si dhe në Kongres.

Vizitën e tij në ShBA ai e ka nisur duke qendruar në Iowa ku ka takuar drejtues të Gardës Kombëtare të Iowa-s nga të cilët ka marrë perkrahje per ushtrinë.

Ai do të qëndrojë edhe në New York ku do të këtë takime me komunitetin shqiptar.

Vizita e Veselit në SHBA vjen në një kohë të ndjeshme të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button