Portugalia e mbështet procesin për integrimin euroatlantik të Maqedonisë dhe Marrëveshjen e Prespës

Kryeministri Zoran Zaev në kuadër të vizitës së punës në Portugali u takua me kryeministrin Antonio Kosta. Takimin, siç kumtojnë nga pres-shërbimi qeveritar e vlerësoi si një mundësi të mirë për avancimin e marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Portugalisë në nivel më të lartë dhe e ftoi kryeministrin portugez Kosta për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në takim, si i pari në nivel të kryeministrave të dy vendeve, Zaev dhe Kosta kanë qëndrim të përbashkët se përfaqësojnë interesa identike të dy vendeve edhe kur bëhet fjalë për disa nga çështjet globale, evropiane dhe rajonale.

Në atë drejtim, kryeministri Zaev e informoi kolegun e tij nga Qeveria e Republikës së Portugalisë për momentin aktual të marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me fqinjët dhe me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe e theksoi qasjen pozitive dhe aktive të vendit tonë në avancimin e marrëdhënieve me secilin vend të rajonit në mënyrë të ndarë.

Në këtë drjetim, kryeministri Zaev informoi për rezultatet nga marrëveshjet me Republikën e Bullgarisë dhe veçanërisht me Republikën e Greqisë lidhur me çështjen për emrin dhe e theksoi zhvillimin pozitiv që i bën reale mundësitë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO.

Kryeministri portugez Kosta shfaqi mbështetje pa rezervë për anëtarësimin tonë në NATO dhe BE dhe e inkurajoi implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, si parakusht kyç për këtë.

Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se është i nevojshëm përforcim i lidhjeve ekonomike midis dy vendeve dhe të nxitin balancim të këmbimit tregtar.

Në takim, kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri Antonio Kosta u pajtuan se duhet të inkurajohet edhe bashkëpunimi parlamentar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Portugalisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button