fbpx

Hungarezët protestojnë kundër Ligjit të ri të punës

Mijëra qytetarë kanë protestuar në Budapest të Hungarisë, për të kundërshtuar një Ligj të ri të punës, që lejon punëdhënësit të kërkojnë që punëtorët e tyre të punojnë deri në 400 orë më shumë në vit, një lëvizje kjo që është kritikuar dhe ky ligj është cilësuar si “ligj i skllevërve”, transmeton REL.

Anëtarët e unioneve tregtare dhe mbështetësit e tyre janë mbledhur sot në Budapest dhe kanë protestuar kundër këtij ligji. Protestuesit mbanin pankarta ne duar, ku shkruhej “ne protestojmë kundër ligjit të skllevërve”.

Ndryshimet në kodin e punës janë dërguar këtë javë në Parlamentin hungarez, ku janë përballur me kritika të mëdha, duke shkaktuar protesta.

Sipas ndryshimeve të këtij ligji, një punëtori mund t’i zgjatet për dy orë në ditë orari i punës.

“Ne jemi shumë të zemëruar se si po shkojnë punët në këtë shtet”, tha për agjencinë Reuters, Zoltan Laszlo, nënkryetar i sindikatës së punëtorëve të Vasas,

“Kjo Qeveri po krijon ligje pa konsultimet e nevojshme”, tha ai.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close