SHBA: Prokurorët akuzojnë ish-bashkëpunëtorët e Trumpit se kanë gënjyer për kontaktet ruse

Prokurorët amerikanë kanë prezantuar para gjykatës detaje mbi atë që ata thonë se janë gënjeshtra të ish-bashkëpunëtorit të presidentit Donald Trump, lidhur me komunikimet me kontaktet ruse, akuza këto që me gjasë mund të dënojnë me burg dy të akuzuarit.

Akuzat ndaj ish-shefit të fushatës së Trumpit, Paul Manafort dhe ish-avokatit personal të presidentit, Micheal Cohen janë bërë në dy seanca të ndara gjyqësore më 7 dhjetor.

Pavarësisht këtyre akuzave, Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate tha se akuzat nuk ofrojnë asgjë që mund të dëmtojnë presidentin dhe fajësuan mediat se po “tentojnë të krijojnë lajm aty ku nuk ka lajm”, transmeton REL.

Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller po heton ndërhyrjene dyshuar të rusëve në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016. Ai po heton nëse ka pasur bashkëpunim në mes të bashkëpunëtorëve të Trumpit me Rusinë. Moska mohon se ka ndërhyrë në zgjedhje, pavarësisht se ka prova substanciale për një gjë të tillë. Edhe presidenti Trump vazhdimisht ka mohuar se ka pasur bashkëpunim në mes të ekipit të tij dhe Rusisë.

Zyra e Muellerit e ka akuzuar Manafgortin se ka “thënë të pavërtetën disa herë” sa i përket kontakteve të tij me konsulentin politik ruso-ukrainas, Konstantin Kilimnik. Ndërkaq, prokurorët kanë kërkuar dënim me burgim për avokatin Cohenpasi ai ka pranuar se ka paguar një aktore të filmave pornografik, me qëllim që ajo të mos flasë për Trumpin gjatë zgjedhjeve më 2016. Disa prej këtyre parave dyshohet se kanë ardhur nga kompani fiktive të cilat Cohen i kishte hapur, ndërkaq paratë dyshohet se janë siguruar nga Trumpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button