Gurët e fundit prej “Kalasë” po bien në oborrin e Ivanovit

Në vitin 2016 dhe 2017 struktura paralele të nëntokës dhe shërbimeve të sigurisë ndërtojnë kështjellë për mbijetesë të VMRO-DPMNE. Fillimisht u lëkundën themelet e shërbimit sekret të policisë, por kalaja po rrënohet edhe në oborrin e Presidentit, shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

Storja e prodhimit të Laboratori për Gazetari hulumtuese- IRL Maqedoni, anëtare e Projektit ndërkombëtar për informim për krim të organizuar dhe korrupsion. Më tepër për partnerët e tyre gjeni në këtë link.

Dëshmitarët në rastin gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit, këtë javë për here të parë kanë përmendur raste të cilat sugjerojnë në përfshirje të Kabinetit dhe të institucioneve nën kompetencë të presidentit Gjorge Ivanov. A ka ekzistuar bashkëjetesë e fshehtë mes strukturave më të fuqishme e udhëhequr prej një klike të ngushtë të të fortëve pushtet dhe nëntokë? Kjo storje për herë të parë zbulon edhe dokumente të cilat tregojnë se si Agjencia për zbulim me arsyetime për librin shtetëror për siguri ka angazhuar pjesëtarë të ushtrisë dhe mbrojtjes. Çka ka qenë qëllimi?

Këto ditë, është arrestuar Vlladimir Atanacovski, drejtor i shërbimit sekret përkatësisht Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim në kohë të qeverisë teknike në periudhën prej vitit 2015-2017. Në burgun hetimor para pak kohe është edhe Sasho Mijallkov, kushëri i Nikolla Gruevski, me stazh prej 10 viteve në shërbimin sekret dhe i akuzuar në aferën “Përgjimi”.

Imazhi i institucionit, i cili për një kohë të gjatë është konsideruar si më i fuqishmi dhe më famëkeqi në Maqedoni, rrënohet qysh nga momenti i hyrjes së Prokurorisë Publike Speciale në të. Jo rastësisht, rasti me DSK-në dhe përgjimin morri emrin “Kalaja”. Kjo ishte hera e parë që institucion nga pushteti gjyqësor të futet në çerdhet mirë të mbrojtura të pushtetit ekzekutiv.

Të mërkurën dhe të enjten, persona të njohur si të afërt me nëntokën, publikisht, në gjyq tregonin se si persona udhëheqës të DSK-së e kanë organizuar sulmin mbi deputetët e LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit në Kuvend. Qëllimi ka qenë destabilizimi i vendit dhe të shkaktojnë gjendje lufte.

Mirëpo, përveç personave nga DSK-ja, dëshmitarët kanë pohuar se edhe pjesëtarë të Agjencisë për zbulim dhe Kabineti i presidentit Ivanov jo vetëm që kanë e kanë ditur, por edhe e kanë përkrahur këtë plan.

Përmenden dy nga emrat më të njohur në Kabinetin e Ivanov; Boris Josifovski dhe Sinisha Aleksovski. Josifovski është sekretar i përgjithshëm i kabinetit të Ivanovit, derisa Aleksovski është i punësuar në Agjencinë për zbulim dhe gjatë kohë ka qenë Këshilltar për siguri shtetërore i Presidentit Ivanov. Tash më edhe në të kaluarën janë paraqitur informata në lidhje me shërbimet sekrete ruse dhe serbe të personave me pozita të larta në kabinetin e Ivanov. Иванов. më tepër në këtë link . Nga zhvillimi i deritanishëm i proceseve në gjyq, por edhe prej informatave të cilat në media po dalin në publik fillon të krijohet perceptimi se në Maqedoni ka ekzistuar pushtet i fshehur paralel konspirativ, se shërbimet e sigurisë së qytetarëve kanë qenë tërësisht të ndërmarra prej ndonjë para-pushteti.

Të gjithë njerëzit e presidentit

Megjithatë, kush janë Josifovski dhe Aleksovski dhe si ndërtojnë karriera me shpejtësi të dritës – prej këshilltarëve komunal deri në pozitat e njerëzve të parë në Kabinetin e presidentit brenda vetëm disa viteve?

Këtë vit janë “u bënë të famshëm” me aferën “Certifikata për gazetarë” kur IRL zbardhi se këta të dy gjatë kësaj pranvere u kanë ofruar gazetarëve certifikata sigurie për qasje në sekretet shtetërore, kurse para tyre kanë mbajtur dosjet e rasteve me rrezik sigurie të këtij vendi: “Lagja e Trimave”, “Monstra” dhe “27 Prilli”. Gazetarët nuk morën certifikatat, mirëpo asnjëherë nuk u zbuluan motivet e këtyre institucioneve dhe personave për këtë hap të pazakontë. Në mars të këtij viti, pas aferës është zbuluar se edhe Aleksovski edhe Josifovski kanë qenë disa herë të thirrur në bisedë në prokurorinë për rastet “Lagja e Trimave” dhe “27 Prilli”, përcjellë Portalb.mk.

Prej policit deri tek njeriu i parë i presidentit: Rruga drejt suksesit të Sinisha Aleksovski

Më vonë, publiku gjithashtu kuptoi se në parlament, më 27 prill ka pasur prani të konsiderueshme të pjesëtarëve të Agjencisë për zbulim, Armatës dhe Shërbimeve dhe të Zbulimit ushtarak.

“Prania e pjesëtarëve të institucioneve të ndryshme në Kuvend, para se gjithash të MPB-së dhe AZ-së sugjeron për shkallë të lartë indikacionit se e gjithë kjo është organizuar prej këtyre institucioneve, përkatësisht prej personave të cilët i udhëheqin këto institucione”, ka thënë Vlladimir Pivovarov i cili ka kryesuar me trupin parlamentar kur punohej në drejtim të zbardhjes së ngjarjeve prej 27 prillit.

Mësoni më tepër për njerëzit e presidentit dhe aktivitetet e tyre në videon që është pjesë e materialit “Verifikuar” në produksion të Laboratorit për gazetari hulumtuese.

Shpërngulje për “mbrojtje” të interesave nacionale

Përafërsisht 9 javë para ngjarjeve prej 27 prillit, Agjencia për zbulim kërkon leje nga Komisioni për Parandalimin e korrupsionit të punësojë me procedurë urgjente 18 persona, për shkak se kjo është obligative në raste kur pasojnë zgjedhje ose nuk ka qeveri. Kërkojnë marrje të 13 personave prej institucioneve tjera dhe punësimin e 5 personave. Sipas dokumenteve të Komisionit për Parandalimin e korrupsionit të cilat i kërkoi Laboratori për gazetari hulumtuese, Agjencia për zbulim si arsye për këto punësime urgjente e përmend “gjendja e krizës i krijuar rishtazi”.

“Për shkak të mbrojtjes së sigurisë nacionale të Maqedonisë dhe interesat e saj permanent, vitale, ekonomike dhe politike dhe interesat tjera, si dhe krizën e re e  krijuar e sigurisë të krizës, ka nevojë urgjente për ndërmarrje me marrëveshje të një personi nga Ministria e punëve të brendshme e RM-së”, ky është ekstrakt i një prej letërkëmbimeve të dërguara nga Agjencia për zbulim deri te Komisioni, por në të gjitha kërkesat është shënuar arsyeja e njëjtë për punësime dhe ndërmarrje urgjente të të punësuarve. Shihni të gjitha dokumentet në këtë link.

Ndërmarrja e fundit është bërë më 26 prill të vitit 2017, vetëm një ditë para gjakderdhjes në Parlamentin e Maqedonisë, kur Agjencia për zbulim kërkon risistemim urgjent të 10 personave nga Ministria e mbrojtjes dhe punësimin e dy personave. Të gjitha urgjente të pa prolongim. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka miratuar të gjitha kërkesat e tyre.

A ka pasur plan për gjendje të jashtëzakonshme?

Dy ditë më parë, më 25 prill, Oliver Andonov, ministri një ditor i punëve të brendshme, është caktuar për drejtor të Ndërmarrjes publike “Jasen”. Në Jasen gjendet qendra e komandës së Kryekomandantit, përkatësisht presidentit Ivanov dhe gjatë gjendjes së luftësi njëjti aktivizohet.

Këtë javë në gjykatë, të akuzuarit kanë pohuar se individë nga Kabineti i Ivanov janë përgatitur për shpallje të gjendjes së luftës.

“U tha se në ora 22 Ivanovi do të drejtohet dhe do të shpallë gjendje lufte. Se policia ushtarake tanimë ka në Grupçin/ Por kjo nuk ndodhi. Ivanov në ora 22 bëri thirrje për paqe. Dejan Dimovski –Bokser, i punësuar në DSK tha se atl informacion e ka pranuar nga një person me emër Sinisha, i cili punuaka te Ivanovi, tha gjatë dëshmisë Stefan Mlladenovski, një nga 33 të pandehurve për sulmin në Parlament.

Sipas dëshmisë së Aleksandar Vasilveski – Ninxha, ditën e 27 prillit në selinë paramilitare në VMRO-DPMNE prej ku gjoja janë dhënë instruksione dhe urdhra si të veprohet, i pranishëm ka qenë edhe Boris Josifovski nga Kabineti i IVanovit, por Vasilevski nuk e ka parë atë direkt, por për këtë ka dëgjuar nga person tjetër.

Si ka avancuar i biri i gjykatësit kushtetues në karrierë me shpejtësi të dritësKabineti i Ivanovit mohon

Nga Kabineti i Ivanovit të enjten përmes një njoftimi i mohon këtë pohime.
„Në Kabinetin e presidentit kurrë nuk është biseduar as që është menduar për të shpallur gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme, deklaruan prej atje. Edhe theksimi i sekretarit të përgjithshëm Josifovski në dëshminë para gjykatës , sipas Kabinetit të Ivanovit, është “edhe një në radhën e përpjekjeve të dëshpëruara për të konstruktuar skenar për përzierje të pabazuar të Kabinetit të presidentit dhe presidentit personalisht në ngjarjet e 25 prill 2017“.

Sidoqoftë, dëshmitë në gjykatë në mënyrë plotësuese e ngrohën teorinë se prapa skenarit ka qëndruar paritja. Vasilevski në gjykatë tha se “në katin e tetë në VMRO-DPMNE janë takuar funksionarët e lartë partiakë Mile Janakieski, Biljana Boshkovska, Spiro Ristoski, Kirill Bozhinovski, Sasho Mijallkov dhe Vlladimir Atanasaocski dhe janë organizuar dhe kanë dhënë udhëtime për zbatim të skenarit të ashtuquajtur për destabilizim.

Infiltrimi i shërbimeve të huaja te Ivanovi!

Dokumentet deri te të cilat arriti Rrejti ndërkombëtar për raportim për krim të organizuar dhe korrupsion treguan se shërbimet ruse të ndërlidhura me ato serbe, ndërsa përmes një rrjeti të tërë të bashkëpunëtorëve të rrënjosur lartë në institucionet e Maqedonisë, janë përpjekur të ndikojnë në proceset integrative në NATO. Në prej dokumenteve të publikuara që është i klasifikuar si sekret shtetëror e në të cilin figuron emri i Vlladimir Atanasovski, të cilit iu kishte dërguar ky informacion, tregon se shërbimet kanë pasur njohuri për përzierje të shërbimeve serbe dhe ruse dhe përpjekjet e tyre për infiltrim në rrethet e larta të të gjitha shërbimeve të sigurisë dhe policisë. Por, një pjesë e dokumentit, thotë “është regjistruar interes i veçantë për kabinetin e presidentit të shtetit“. Këtu shihni dokumentin konkret.

Sidoqoftë, dy ish udhëheqës të policisë sekrete tanimë janë në burg. Disa të fortë dhe karaktere të njohura nga politika, biznesi dhe mafia iu bëjnë shoqëri. Ish kryeministri u arratis, por ngelën dyshime se arratisja e tij në Hungari është organizuar me ndihmë të shërbimeve hungareze dhe ruse. Tashmë filluan të nxirren në shesh gjitha gjërat “e pista” nga Agjencia e zbulimit, ndërsa ish bashkëpunëtorët e partisë tanimë filluan të flasin. Por, të gjitha detajet për atë që me të vërtetë ka ndodhur, mbase posa do të fillojnë hetimet plotësuese dhe do të dëshmohen në procedurë gjyqësore.

Autorë: Saska Cvetkovska dhe Aleksandra Denkovska Gocevska; grafika: Elena Mitrevska; fotografia e ballinës: Robert Atanasovski. Për përgatitjen e kësaj storjeje kontribuuan edhe  David Ilievski dhe Denica Çadikovska, praktikantë në IRL – Maqedoni .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button