Kukësi mund Skënderbeun, gëzoi Partizani

Portieri i Skënderbeut, Aldo Teqja, gaboi rëndë në minutën e 53-të, fillimisht në tentativën për të larguar topin, që e përplas në trupin e Et’hemit, më pas në ndërhyrjen ndaj futbollistit të Kukësit, duke shkaktuar një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga braziliani Melo, njofton TCH.

Mjaftoi ky episod që skuadra që drejtohet nga Armando Cungu të merrte maksimumin e pikëve ndaj një rivali direkt, duke barazuar pikërisht në kuotën e 30 pikëve Skënderbeun.

Nuk ndryshoi asgjë në pjesën e mbetur të lojës, madje Cungu hodhi në fushë edhe Reginaldon, që kishte munguar në disa seanca stërvitore pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit.

Fitorja e Kukësit i jep mundësi Partizanit që ta thellojë në 7 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt, sigurisht nëse do të mund të mposhtë Teutën në “Niko Dovana”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button