Haxhiu: Është koha e fundit kur Kosova duhet të vendosë sistemin e vetingut

Është koha e fundit kur Kosova duhet të vendosë sistemin e vetingut, tha deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Albulena Haxhiu, njofton Koha.net.

Këtë e tha në një diskutim me studentët në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, të organizuar nga Lëvizja “Fol” dhe “Demokracia Plus”.

Ajo shtoi se Kosova vazhdon të qëndrojë keq sa i përket korrupsionit, bazuar në raporte ndërkombëtare, siç është indeksi i “Transparency International”.

E pyetur nga studentët se cilët janë 3 hapat konkretë për të parandaluar korrupsionin, ajo tha se do të duhej të ishte vullneti politik, baza ligjore si dhe profesionalizimi i policisë, prokurorisë dhe gjykatave.

Haxhiu ka folur edhe për liberalizmin e vizave, duke thënë se Kosova nuk ka punuar sa duhet për ta fituar këtë të drejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button