Merkeli largohet nga CDU-ja, drejtimin e partisë e merr Annegret Kramp-Karrenbauer

Fjalimi i fundit i kancelares gjermane Angela Merkel, si lidere e partisë së saj, u shoqërua me një duartrokitje prej 11 minutash, njofton Koha.net.

Fjalimi shënon fillimin e daljes së saj graduale nga politika gjermane dhe globale. Merkeli ka udhëhequr Unionin Kristian Demokrat që nga viti 2000 dhe ka qenë kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005.

“Tani është koha për të hapur një kapitull të ri, ishte kënaqësi dhe nder i madh për mua”, tha mes tjerash Merkeli. Ajo gjithashtu, kishte një mesazh për presidentin amerikan, Donald Trump, duke deklaruar se partia e saj duhej të tregonte përparësitë e saj në një epokë të “heqjes dorë nga multilateralizmi” dhe në kohën e zvogëlimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në parimet e arritjes së marrëveshjeve.

Pavarësisht tërheqjes nga posti i lideres, ajo planifikon të përfundojë mandatin e saj të katërt si kancelare gjermane, deri në vitin 2021.

Ndërkohë, në kongresin e mbajtur në Hamburg, u votua edhe udhëheqësi i ri i partisë. E preferuara e Merkelit për këtë post, Annegret Kramp-Karrenbauer, mposhti në balotazh Friedrich Merzin. 56-vjeçarja u emërua sekretare e përgjithshme e CDU-së më herët këtë vit dhe njihet për idetë e ngjashme me Merkelin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button