SHBA, u arrestua arsimtarja pasi i preu flokët nxënësit në klasë

Autoritetet në shtetin e Kalifornisë në SHBA kanë arrestuar një arsimtare pasi në klasë ia preu me forcë flokët një nxënësi të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Margaret Gieszinger, arsimtare e kimisë në shkollën e mesme “University Preparatory” në Visalia të Kalifornisë, u arrestua pasi një video në të cilën shihet teksa i pret flokët një nxënësi të saj duke kënduar njëkohësisht këngën “Star Spangled Banner”, u bë virale, raportoi KFSN-TV.

Në videon e shpërndarë shihet gjersa arsimtarja detyron nxënësin e saj të ulet dhe pasi ia preu flokët, u përpoq të njëjtën ta bëjë edhe me një nxënëse, por në ato çaste nxënësit e tjerë ikin nga klasa.

Një nxënës anonim tha se fillimisht mendonin se arsimtarja po vepronte në këtë mënyrë që të bënte shaka.

Ai tha se në kohën e ngjarjes, një nxënës që ulej në radhët e pasme të klasës vrapoi në drejtim të drejtorisë së shkollës për të kërkuar ndihmë.

Siç thuhet, Gieszinger, e paraburgosur me dyshimin se ka dëmtuar fizikisht një nxënës, do të duhet të paguajë kaucion prej 100 mijë dollarësh për lirim me kusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button