Rasti “Sopot”: Të dënuarit e rastit e kanë paditur shtetin e Maqedonisë

Personat e liruar nga rasti Sopot e kanë paditur shtetin. Institucioni Avokati i shtetit ka nisur procedurën.

Alsat mëson se seanca e parë është caktuar më 24 dhjetor. Njoftimi i Avokatit të shtetit në këtë dikaster është dërguar më 28 nëntor. Megjithatë Ministria e Drejtësisë ende nuk ka dhënë mendimin institucional lidhur me padinë edhe pse seanca është caktuar.

Dikasteri i Renata Deskoskas njofton se në kabinetin e ministres nuk ka arritur asnjë shkresë dhe në momentin që do të kenë, do të njoftojnë opinionin. Drejtësia shkel afatet ligjore pasi që mendimi i kërkuar nga institucioni Avokati i shtetit obligon institucionet që në afat prej 5 ditëve të përgjigjen në përputhje me ligjin.

Ndërkohë Avokati i shtetit në Qeveri ka dorëzuar kërkesë për marrëveshje mes palëve me qëllim anashkalimin e procesit gjyqësor dhe harxhimeve gjyqësore. Nga Qeveria thonë se kërkesa akoma nuk ka arritur, por nuk përjashtojnë mundësinë që të ndodhet në arkivin e organit ekzekutiv dhe se deri të hënën mund të pranohet nga kabineti i kryeministrit.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, më parë ka theksuar se dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti, nuk e ndjen nën kompetenca të dikasterit me të cilin udhëheq ajo. Sipas saj, organi kompetent i cili do të duhet të vendosë nëse të ish të dënuarit do të marrin dëmshpërblim dhe për nivelin e dëmshpërblimit është Gjykata Civile.

LEXO: Sopoti, Deskoska: Dëmshpërblimin kërkojeni në gjykatë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button