Grupi i 23-të i vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Maqedoni e dha betimin

Sot, 48 vullnetarë të Korpusit të Paqes në Maqedoni e dhanë betimin e tyre. Këta amerikanë iu bashkangjitën grupit të mbi 750 qytetarëve të SHBA-ve që kanë shërbyer si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Maqedoni që nga viti 1996. Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë punuar gati se në secilën komunë në Maqedoni ku kanë bashkëpunuar me mësues, nxënës dhe organizata.

Në ceremoni ishin të pranishëm Ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli, ministra, përfaqësues të komunave, drejtorë të shkollave, bashkëpunëtorë, si dhe familje nikoqire. Vullnetarët e ri shërbimin e tyre do ta fillojnë të hënën.

“Jo vetëm që vullnetarët reflektojnë më të mirën e asaj që Amerika i ofron botës, por marrin me vete më të mirën që Maqedonia i ofron botës dhe Shteteve të Bashkuara, duke ndërtuar urë të përjetshme të bashkëpunimit në mes njerëzve”, tha ambasadori Baily.

Gjatë trajnimit të tyre përgatitor, vullnetarët amerikanë jetuan me familje nikoqire si dhe mësuan kulturën dhe gjuhën shqipe dhe maqedone. Ata patën mundësi edhe për trajnim praktik ku ligjëruan gjuhën angeze në shkolla dhe ndihmuan në OJQ-të lokale.

“Vullnetarët jetojnë me familje lokale, punojnë me ta dhe ju ndihmojnë. Pas dy vitesh, vullnetarët të cilët shkojnë, thonë se gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni ata jo vetëm që kanë ndryshuar, por janë transformuar. Kanë më shumë vetëbesim dhe aftësi për të zgjedhur probleme”, tha Drejtori i Korpusi të Paqes në Maqedoni, Mark Hannafin.

Korpusi i Paqes është themeluar në vitin 1961 nga presidenti Xhon Kenedi dhe ka tre qëllime: t’ju ndihmojë shteteve që kanë nevojë për individë të trajnuar që do të ofrojnë ndihmë teknike; të ndihmojnë në promovimin dhe njohjen më të mirë të amerikanëve përmes vullnetarëve; si edhe të promovojë njohjen më të mirë të popujve të ndryshën nga ana e amerikanëve. Përmes këtyre përpjekjeve, vullnetarët e Korpusit të Paqes punojnë për të përfocuar paqen në komunitetin ndërkombëtar dhe mirëkuptimin në mes njerëzve nga kultura dhe tradita të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button