Pribe pret ndryshim të sjelljes së institucioneve gjyqësore

Rajnhard Pribe dhe grupi i ekspertëve të sundimit të së drejtës që e vlerësuan gjendjen me sundimin e së drejtës në vitin 2015 dhe 2017, nga 5 deri 7 dhjetor ishin për vizitë në Shkup që të bëjnë kontrolle të rekomandimeve që i ka dhënë Grupi në marrëdhënie me reformat gjyqësore, informojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Pribe ka pasur takime me  përfaqësues qeveritarë që ta vlerësojë avancimin e arritur dhe t’u rikujtojë autoriteteve se si të arrijnë rezultate të dukshme.

Ai rikujtoi për nevojën e paketës së ardhshme, për ndryshimet e Ligjit për gjykatës dhe për Ligjin e këshillit gjyqësor, krejtësisht t’i përmbajnë rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Venedikut dhe ekspertët e BE-së.

“Pribe edhe njëherë e theksoi nevojën që të ketë besim në institucionet gjyqësore, veçanërisht përmes masave konkrete për rritjen e transparencës dhe për ndryshimin e sjelljes. Njëkohësisht inspektimet e Sistemit për ndarje elektronike të lëndëve gjyqësore duhet të japin rezultate konkrete përmes hetimeve nga ana e Prokurorisë Publike dhe nga  kontrolli i Këshillit gjyqësor. Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik duhet të punojnë në rekomandimet e grupit të lartë të ekspertëve të sundimit të së drejtës, gjegjësisht ata që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pavarësisë së gjykatave dhe sigurimin e përgjegjësisë së saj. Pribe e theksoi edhe nevojën që të zbatohen rekomandimet nga misioni i vlerësuar për trajnime në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik”, thuhet në kumtesën e Delegacionit të BE-së.

Prej atje shtojnë se vizita e Pribesë është plotësim i ndihmës që BE e siguron për reformat aktuale në Këshillin gjyqësor dhe në Këshillinpër Prokurorë publik, së bashku me ekspert nga BE që u ndihmojnë këtyre trupave.

Pribe e ka njoftuar Komisionin evropian për përgatitjet e raportit në radhë për vendin, që do të publikohet në pranverë ë vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button