fbpx

Qiraja për banesë në qendër të Shkupit, sa për tre banesa në Strugë (Infografik)

Ka dallime jashtëzakonisht të mëdha në çmimet e qirave mujore të banesave në Shkup dhe në Maqedoni në përgjithësi, të cilat varësisht nga komuna mesatarisht shkojnë prej 87 denarë deri në 306 denarë për një metër katror, thonë të dhënat e Regjistrit të çmimeve dhe qirave të Agjencisë për kadastër të patundshmërive për periudhën korrik-shtator këtë vit, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Përllogaritja tregon se për një banesë prej 60 metra katrorë qiraja mesatare bindshëm më e lartë është në komunën e Shkupit-Qendra ku çmimi është 289 euro, që është për tre herë më tepër se qiraja për të njëjtën banesë në Strugë që mesatarisht kap shumën prej vetëm 84 euro. Në maje të listës së komunave sipas çmimit të qirasë mujore për banesë prej 60 katrorë përveç Qendrës është edhe Ohri (252 euro), Karposhi (250 euro) dhe Kumanova (240 euro).

Në periudhën korrik-shtator, sivjet në Regjistrin e çmimeve dhe qirave janë regjistruar 1.903 qira. Pjesa më e madhe e këtyre qirave bien në banesa edha atë 45 përqind, gjegjësisht 862 transaksione, objekte afariste me 38  përqind gjegjësisht 727 transaksione dhe tokë bujqësore me 12 përqind nga tregu i qiramarrjeve të patundshmërive, gjegjësisht 221 transaksione të këtij lloji të patundshmërive.

“Nëse e krahasojmë këtë tremujor me tremujorin e dytë të vitit 2018 kur janë regjistruar 1949 qira, do të vërehet se në këtë tremujor ka ulje të numrit të transaksioneve. Nëse qiratë  shqyrtohen në aspektin kohor, mund të konkludohet se më së shumti qira jaë regjistruar në shtator, gjegjësisht 571, ndërsa numri më vogël i qirave është regjistruar në gusht, vetëm 562, ndërsa në korrik janë regjistruar 670 qira“, thuhet në raport.

Në këtë periudhë janë marrë me qira sipërfaqe prej 1.634.989 metra katrorë me shumë të përgjithshme mujore prej 36.409.795 denarë. Vetëm në komunat Vevçan, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë nuk ka të regjistruar asnjë kontratë për qira të patundshmërive. Gjithashtu ka 12 komuna ku ka të regjistruar vetëm nga një 1 qira. Numri më i madh i qirave është regjistruar në komunën Qendër (271), në komunën Karposh (155), në komunën Aerodrom (150) dhe në komunën Kisella Vodë (104) qira të regjistruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button